Qeveria e Kosovës e ka shkarkuar Bordin e përkohshëm të ndërmarrjes KEK, duke e emëruar një bord të ri të përkohshëm.
Kryesues i këtij Bordi është zgjedhur Musa Misini, i cili ka qenë kandidat i LDK-së për deputet në zgjedhjet e vitit 2014 dhe ish-kryetar i Komunës së Vitisë nga radhët e LDK-së.
Bordi i ri i KEK-it, gjithashtu përbëhet nga drejtorët Petrit Ibraj, Fatime Grajcevci dhe Fadil Hoxha.
Musa Misini tashmë është pensionist. Ai është 67 vjeç dhe Hoti atë nga pensioni e bëri kryetar të Bordit të KEK-ut.
Ky veprim është kritikuar ashpër, pasi që shihet si kapje e këtij Bordi nga LDK-ja.
Veprimet e Hotit, duke përfshirë shuarjen e Taskë Forcës antikorrupsion kanë shkaktuar përplasje të ashpra me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Haradinaj e ka kundërshtuar shuarjen e këtij institucioni që ka qenë diku hetuar afëra të mëdha korruptive.
Ballkani.info pak më herët raportoi se rënia e Qeverisë tashmë është çështje ditësh, pasi veprimet e kryeministrit janë të pariparueshme.