Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë në Prime Time se drejtori i ri i AKI-së, do të zgjidhet në Qeverinë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit pasi deri më tani nuk kanë dakortim me Vjosa Osmanin për emrin e ri.
“Drejtori i ri i AKI-së do të zgjidhet në Qeverinë e re ”
Hoti tha se nuk kanë dakortim për emrin e drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë me U.D të Presidentit Vjosa Osmani por që nuk pranoi të komentoj se për cfarë arsye nuk pajtohen.
Ai u shpreh se është ligji që ia ndalon të jep detaje të tjera.
Kreshnik Gashi u shkarkua nga posti i të parit të AKI-së, pas kërkesës së kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti në dakortim me U.D të Presidentit, Vjosa Osmani.