×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Do të japim mbështetje të plotë në agjendën për barazi gjinore

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në takimin e nivelit të lartë konsultativ, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore.

    Në fjalën e tij para panelistëve dhe të pranishmëve, Hoti tha se gjendet sot para tyre për t’i garantuar të gjithë se gjatë qeverisjes së tij do të mundohen maksimalisht që të japin mbështetje të plotë në agjendën për barazi gjinore.

    “Brenda zyrës tonë, brenda Zyrës së Kryeministrit promovohet dhe mbështetet fuqishëm kauza për barazi gjinore dhe jemi duke dhënë krejt mbështetjen e nevojshme që përmes rrjetit të OJQ-ve, përmes rrjetit të institucioneve ta promovojmë këtë agjendë”, tha ai.

    Më tej, kryeministri Hoti theksoi se në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, përveç mbështetjes që marrin të gjitha bizneset, pavarësisht a janë me pronarë gra apo burra, të kemi edhe një pako të veçantë për mbështetjen e grave në biznes edhe në shoqëri në përgjithësi, duke u fokusuar te ato gra që janë ndikuar nga pandemia.

    “Po ashtu, në qeveritë e kaluara, por do ta vazhdojmë edhe tash përgatitjen e buxhetit vjetor të shtetit që merr për bazë edhe aspektin gjinor nëpër ministri të ndryshme, kur të dizajnohen projektet dhe kur të planifikohen shpenzimet e ndryshme, do të marrim parasysh ndikimin e atyre shpenzimeve, atyre projekteve për promovimin e barazisë gjinore”, shtoi Kryeministri Hoti.

    Kryeministri Hoti, për më tepër tha se kjo nuk duhet të jetë vetëm agjendë e tryezave që organizohen mirë dhe fjalimeve të mira e prezantimeve nëpër media, por punë praktike e përditshme që duhet ta bëjmë, pasi që burrat dhe gratë në shoqëri janë komplementarë, nuk bëjnë njëri pa tjetrin.

    “Në shoqëritë që ka më shumë barazi gjinore rritja ekonomike është më e madhe, sepse në vendin e punës përgjithësisht në ekonomi, burrat dhe gratë plotësojnë më së miri njëri tjetrin”, përfundoi Kryeministri Hoti.

    Ndërsa, panelistët duke e vlerësuar angazhimin e Kryeministrit Hoti, potencuan edhe mbështetjen e radhës, përkatësisht për ndarjen e fondit për barazi gjinore, si dhe uruan që një bashkëpunim i tillë të thellohet edhe më tej.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.