Ish kryeministri Avdullah Hoti foli për procesin e dialogut kur ai ishte në krye të Qeverisë.
Ai në emisionin “Click” në rtv21 tha se atë kohë ishte qëllimi që dialogu të kalonte nga ai teknik në dialog për njohje të ndërsjelltë.
“Kemi lobu disa javë me aleatët që ne jemi të gatshëm për dialog por që dialogu duhet të fokusohet në këto çështje e parime. Kur e kemi marrë këtë dakordim nuk e di nëse iu kujtohet ka qenë 7 korrik. Kur e kemi mbajtur takimn e parë të dialogut të bashkëkryesuar atëherë nga kancelarja dhe presidenti që është edhe tash francez, dhe bashkë me palën serbe dhe të Kosovës dhe jemi dakordu që po hyjmë në procesin e dialogut që po çon në njohje të reciproke , dhe jemi dakorduar për përmbajtjen e marrëveshjes, pikë e parë njohja reciproke, pikë e dytë të pagjeturit pika e tretë bashkëpunimi ekonomik, mandej pas tri katër ditë unë kam shku në Bruksel dhe jemi ulur me palën serbe me ndërmjetësuesit e BE-së për të filluar dialogun për njohje reciproke”, tha Hoti.
Ai shtoi se atëherë është arritur progres në çështjen e të pagjeturve.