Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se dialogu me Serbinë do ta ketë epilogun e tij shumë shpejt.
“Dialogu është një proces i afatizuar, bëhet javë për çështje javësh apo muajsh”, tha ai.
“Nuk mund të them një datë të caktuar. Mund të ndodhë në janar, shkurt apo në maj ose qershor. Kemi ndërtuar një platformë. Me Serbinë ose njohim njëra tjetrën ose vazhdojmë si dy vende që nuk e njohin njëra—tjetrën”, shtoi ai në Klan Kosova.
Ai shtoi se do të sjellë një marrëveshje eventuale në Kuvend vetëm nëse e di që do të ketë përkrahje nga një shumicë e madhe.