×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Hoti dhe Dumoshi ofrojnë mbështetje për Komitetin Olimpik të Kosovës

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Në gjashtë vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministren për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

    Në këtë takim kryeministri Hoti dhe ministrja Dumoshi nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi me presidentin e KOK-ut, Besim Hasani.

    Me këtë rast Hasani ka falënderuar Kryeministrin Avdullah Hoti dhe ministren Dumoshi për vizitën e tyre, ndërkohë ka paraqitur para tyre kërkesat dhe nevojat e kësaj organizate. Ai ka bërë thirrje që organizata që ai drejton të mbështetet në ndërtimin e infrastrukturës sportive.

    Hasani: Kemi nevojë për mbështetje ne infrastrukturën sportive

    “Infrastruktura sportive, kemi nevojë edhe më tej për mbështetjen përkundër që me hapa gjigant është duke përparuar por kemi nevojë të themi në dy ciklet e ardhshme olimpike të bëhet një zgjidhje. Ne i dimë edhe vështirësitë edhe sfidat por edhe vullnetin që sportit t’i dilet në ndihmë duke qenë segmenti që ndoshta më së shumti ndikon në imazhin e Republikës së Kosovës…. Sa i përket KOK-ut, po e shihni ku punojmë, nuk duam të ankohemi por vërtetë në raport me objektivat e larta strategjike që i kemi, kemi nevojë për më shumë staf, kemi nevojë prandaj pak më shumë zyre dhe në këtë drejtim nëse do të mund të na ndihmoni diçka do të ishim shumë mirënjohës. “, deklaroi Hasani.

    Ndërkohë kryeministri Hoti përgëzoi Komitetin Olimpik të Kosovës për punën që kanë bërë deri më tani dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport si dhe të Qeverisë së Kosovës.

    Hoti: Kjo është ditë e veçantë për Komitetin Olimpik dhe për të gjithë Kosovën

    “Besoj që është ditë e veçantë për Komitetin Olimpik të Kosovës, por edhe për Kosovën përgjithësisht. Anëtarësimi juaj mandej i ka hapur rrugë anëtarësimit të federatave përkatëse edhe i ka hapur rrugë që plotë talente që kanë ekzistuar në Kosovë menjëherë të shihen në arenën ndërkombëtare dhe është kënaqësi që flamuri i Kosovës është bërë e mundur që ta valojë nëpër garat ndërkombëtare sepse ka qenë pjesë e ndërtimit të asaj krenarisë të shtetit të ri të Kosovës dhe unë dëshirojë me iu falënderuar për një lidership të jashtëzakonshëm në ndërtimin e Komitetit Olimpik të Kosovës…. Unë jam i nderuar që jam prezent në ceremoninë e këtij nënshkrimi dhe me shumë vëmendje i dëgjova informatat për punën që keni bërë deri më tash. Do të punojmë bashkë, do ta keni mbështetjen në mënyrë të pa diskutueshme.”, tha Hoti.

    Ndërkaq Dumoshi tha se është kënaqësi e veçantë që bashkë me kryeministrin Hoti të marrin pjesë në shënimin e gjashtë vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.

    Dumoshi: Kënaqësi e veçantë të jemi këtu në shënimin e këtij përvjetori

    “Për jua është kënaqësi e veçantë sot bashkërisht me Kryeministrin me shënuar gjashtëvjetorin e KOK-ut e cila është bërë pjesë e ndërkombëtares e cila ka hapur dyert për krejt organizatat tjera ku sot i kemi diku 87 dhe çdo ditë janë duke avancuar. Por gjithashtu ju falënderoj për përpjekjen e juaj, për këmbëngulësinë që ne me qenë pjesë e pjesës ndërkombëtare duke pasur sportistë të shkëlqyeshëm për me qenë prezent dhe faktikisht krejt mundi u kurorëzua me Majlindën në Olimpiadë e cila na e solli çmimin më të lartë dhe na bënë krenar çdo ditë.”, theksoi në fund Dumoshi.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për gjendjen e rrugëve që shpijnë në pikat e kalimit kufitar.  Sipas të dhënave të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka kritikuar ndihmën e fundit financiare të dhënë nga...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Prej kthimit te Baseli, Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer si askush tjetër në Superligën e Zvicrës në futboll. Paraqitjet e 33-vjeçarit kanë tërhequr...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Dhjetor 2024
    Numri i emigrantëve shqiptarë me leje të rregullt qëndrimi në Greqi shënoi rënie gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të ministrisë greke...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, nga 1 shkurti 2025, çmimet e barnave në Kosovë do të unifikohen dhe ulen në mënyrë...
    Sport23 Dhjetor 2024
    Valencia ka shkarkuar trajnerin Ruben Baraja pas një fillimi të dobët të sezonit, që e ka lënë ekipin në zonën e rënies...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të Qeverisë së Kosovës lidhur me çështjen e certifikimit të...
    Lajme23 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Gjilan, ku ka mbajtur takime me biznesmenë dhe studentë. Hamza ka...
    Ekonomi23 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, të dielën që lamë pas njoftuan për  vendimin që të gjithë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.