Kryeministri Avdullah Hoti, është deklaruar rreth gjendjes së krijuar në Telekomin e Kosovës, pas bllokimit të llogarive dhe tërheqjes së mjeteve të kësaj ndërmarrjeje. Hoti ka deklaruar se kjo tregon më së miri nevojën për të intervenuar në përputhje me Ligjin.
Hoti ka shkruar në Facebook se do të ndërmerren veprime të shpejta për të kthyer rregullsinë në ndërmarrjet publike.
“Gjendja e krijuar në Telekomin e Kosovës është treguesi më i mirë i nevojës për intervenim, në përputhje me ligjin, të Qeverisë si aksionar i kësaj ndërmarrje. Një ndërmarrje që i ka sjell shtetit miliona euro dividentë, me potencial të madh për afarizëm të suksesshëm, sot është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Hoti.