×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” janë mashtrim i Kurtit

    FrontOnline
    17 Korrik 2024

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike sesa gjatë Qeverisë Kurti, duke shtuar se deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit”, janë “mashtrimi i radhës” i kësaj qeverie.

    Hoti i është referuar raportit për buxhetin për vitin 2023, ku thotë se për vitet 2021-2023 janë paguar 520 milionë euro për ndërmarrjet publike. Sipas tij, me këto mjete do të mund të ndërtohej një bllok i ri energjetik në KEK, centrali me gaz, apo të përmbyllej projekti madhor i Ibër-Lepencit.

    “Deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit” është mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-Guxo. Sipas raportit të buxhetit për 2023 (faqe 29), për vitet 2021-2023 janë paguar 520 milionë euro për entitete publike (102 mil në 2021, 233 mil në 2022 dhe 185 mil në 2023). Kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike. Me gjithë këto mjete do të mund të ndërtohej një bllok i ri energjetik në KEK, centrali me gaz, apo të përmbyllej projekti madhor i Ibër-Lepencit, për të cilin është iniciuar master plani në qeverinë paraprake”, ka shkruar Hoti.

    Ai i ka bërë thirrje Auditoritqë të analizojë, siç e ka quajtur ai “rrjedhje masive të buxhetit të shtetit”.

    “Disa herë kam bërë pyetje parlamentare në Kuvend, me shkrim dhe me gojë, për të parë listën e plotë të subvencioneve për ndërmarrjet publike. As Ministri i Financave që është përgjegjës për buxhetin, e as Ministrja e Ekonomisë përgjegjës për ndërmarrjet publike, nuk kanë kthyer përgjigje. Këta do të mbahen përgjegjës për këto abuzime me buxhetin, herët a vonë. Këta gjithmonë nuk do të jenë në pushtet për të pamundësuar qasjen e deputetit në mënyrën si shpenzohen taksat e kosovarëve. Auditori duhet me kujdes të analizojë këtë rrjedhje masive të buxhetit të shtetit. Këto dhe çështje të tjera sot do të diskutojmë në Komisionin për Buxhet me Ministrin e Financave”, thuhet në postimin e tij.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Në shumë komuna të Kosovës ditëve të fundit ka pasur dhe akoma ka reduktime të rrymës. Këtë çështje e ngriti sonte në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Idriz Vehapi kandidat për deputet në Kuvendin Kosovës nga radhët e PDK-së, ka njoftuar për takimin e radhës. Përmes një shkrimi në...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës. Ky afat, i hapur në fund të gushtit, u shty deri më 26...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ditëve të fundit shumica e vendeve në Kosovë po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Lidhur me këtë gjatë ditës së nesërme...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Zyra e Presidencës ka njoftuar se nesër presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidatja për deputete nga PDK, Sala Jashari, foli për raportet e ngushta mes familjes së saj dhe familjes së Rifat Jasharit. Ajo...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani përmes një shkrimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka bërë të ditur...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Sikur çdo të enjte tjetër edhe sonte duke filluar nga ora 21:00, ‘Vëllai i Madh’ vë banorët e nominuarit përballë njëri-tjetrit në...
    Lifestyle26 Dhjetor 2024
    Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti. Analiza jonë PBC na...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.