×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: Buxheti për vitin 2021 të miratohet këtë muaj, partitë të propozojnë ndryshimet

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2020

    Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka kontaktuar grupet parlamentare për diskutuar rreth çështjes së buxhetit të vitit 2021.

    Hoti thotë se është në pritje të përgjigjes nga grupet parlamentare, ndërkohë që ai thekson se presin bashkëpunim nga të gjithë rreth kësaj çështjeje.

    “Unë kam kontaktuar grupet parlamentare po pres sot përgjigje nëse ka gatishmëri për këtë çështje dhe besoj që gjatë ditës do të definohet kjo çështje”, tha Hoti.

    Në rast se do të ketë kërkesa për ndryshim të buxhetit në linjat e ndryshme, atëherë një gjë e tillë Hoti thotë se e mirëpret duke theksuar se buxheti është shteti e jo i qeverisë.

    “Kemi qenë gjithmonë të hapur t’i konsiderojmë të gjitha kërkesat e grupeve parlamentare sepse buxheti nuk është i qeverisë, buxheti është i shtetit të Kosovës dhe duhet të adresojë gjitha nevojat që ka shtetit”, deklaroi Hoti.

    Hoti është pyetur edhe se nga cilat grupe parlamentare pret më shumë bashkëpunim, me ç’rast ai tha se pret bashkëpunim nga të gjitha grupet parlamentare pa përjashtim.

    Ai shtoi edhe se nuk duhet të hyhet në janar pa miratimin e buxhetit. Madje ai u bëri thirrje grupeve parlamentare që të shohin draft buxhetin i cili është në Kuvend e për të cilin mund të japin dhe sugjerime.

    “Presim nga të gjitha grupet parlamentare pa asnjë përjashtim. Jemi në një situatë tani specifike, në pragë të zgjedhjeve, nuk është mirë të hyhet më në janar pa buxhet të miratuar. Një draf buxhet i përgatitur në mënyrë më të mirë mundshme është në Kuvend. Le të urdhërojnë grupet parlamentare nëse kanë sugjerime të ndryshme për të bërë ndryshime në atë draft buxhet dhe ta miratojnë”, deklaroi Hoti.

    Këto komente Hoti i bëri gjatë vizitës që kishte në “Handikos”./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar në lidhje me zjarret vdekjeprurëse e shkatërruese në Los Anxhelos. Në një postim në X, ajo tha...
    Lajme11 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës sot nis fushatën zgjedhore në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Sipas njoftimit, tubimi nis nga ora 17:00 Njoftimi:...
    Lajme11 Janar 2025
    Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, ka hapur fushatën zgjedhore për zgjedhjet nacionale...
    Të tjera
    Vip11 Janar 2025
    Xuxi e ka komplimentuar Sarën për dukjen. “O Zogu im i vogël. Zogu më i mirë prej krejtve, Zaraaaa. Khu allah po...
    Lajme11 Janar 2025
    Magjistralja Prishtinë-Ferizaj është në gjendje të tmerrshme pas reshejve të borës që kanë filluar me më shumë intensitet nga mbrëmja e së...
    Lajme11 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do t’i heqin tarifat doganore për importin e makinave elektrike me synim...
    Vip11 Janar 2025
    Pas zgjidhjes së Drilonit si finalist i parë, banorët janë shprehur goxha të indinjuar. Vullneti, ka vënë në siklet Drilonin, duke i...
    Lajme11 Janar 2025
    Bora që ka nisur të bie nga mbrëmë e që po vazhdon të bije, raportohet se ka vështirësuar qarkullimin e lirë të...
    Lajme11 Janar 2025
    Me Rusinë nuk ka “biznes të zakonshëm”, tha Departamenti amerikan i Shtetit i pyetur nga Radio Evropa e Lirë rreth deklaratës së...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.