Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njofton spër zhvillimin e një bisede online me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.
Hoti thotë se aty u diskutuan zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova si pasojë e pandemisë Covid -19.
Postimi i tij i plotë:
Ishte kënaqësi që me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, z. Matthew Palmer, përmes një komunikimi virtual, të bisedoja për zhvillimet e përgjithshme politike në vend si dhe për sfidat me të cilat por përballet Kosova, pasojë e pandemisë Covid -19, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik, por edhe në fusha të tjera të jetës.
z. Palmer i shpreha mirënjohje dhe falënderim për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit.