Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti do të vizitojë sot BQK-në.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Qeveria.
Në njoftim thuhet se së bashku me Hotin do të jetë edhe Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Hoti dhe Bajrami do të shkojnë në BQK në ora 14:00.
“Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, vizitojnë Bankën Qendrore të Kosovës. VENDI: Ndërtesa e Bankës Qendrore të Kosovës KOHA: 14:00”, thuhet në njoftim.