×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Hoti: 100 euro e zgjidhin problemin vetëm për një vikend

    FrontOnline
    14 Dhjetor 2023

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se vendimi i Qeverisë për ndarjen  e shtesave të njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët dhe pensionistët, ka kosto mbi 50 milionë euro, por se prapë nuk e zgjidh problemin.

    Këtë deklarim Hoti e ka bërë ne seancën e Kuvendit, ku po shqyrtohet Projekt-buxheti për vitin 2024. Hoti ka propozuar amandament për indeksimin e pensioneve dhe skemave pensionale.

    Hoti tha se përqindja e buxhetit të familjeve që shkon për produkte ushqimore është rritur nga 38 në afër 60 përqind dhe se shtesa prej 100 euro e zgjidh problemin e familjeve vetëm për një vikend.

    “Ne e pamë dje një vendim që e ka marrë Qeveria që buxhetit të Kosovës i kushton mbi 50 milionë euro dhe nuk e zgjidh problemin. Para dy viteve, ju kemi dhënë rekomandime këtu në këtë Kuvend kur kemi pas debat parlamentar për shkak të inflacionit që të indeksohen pensionet dhe skemat sociale në mënyrë që së paku të mbrohet shtesa më e ndishme e kësaj shoqërie dhe tash merren vendime në qeveri duke shfrytëzu buxhetin e fundvitit të cilat e zgjidhin problemin e këtyre familjeve vetëm për një vikend të vetëm. Ndërkohë, që ky amanament kërkon që të indeksohen për normën e inflacionit dhe të mbrohet fuqia blerëse e këtyre familjeve”.

    “Raporte kredibile vendore dhe ndërkombëtare tregojnë se numri i familjeve në varfëri është rrit me 10 përqind për shkak të inflacionit të lartë në dy vitet e fundit. Përqindja e buxhetit të familjeve që shkon  për produkte ushqimore është rrit nga 38 në afër 60 përiqnd, prandaj kjo është e domosdoshme që të bëhet zgjidhje afatgjate. Prandaj ky amandament mundëson që të zgjidhet problemi më afatgjatë e jo me ndihma të njëhrshme që e zgjidhin problemin e këtyre familjeve veç për një vikend”, ka deklaruar Hoti.

    Por, amandamenti i tij nuk gjeti mbështetje, ku vetëm 22 deputetë e përkrahën, 56 votuan kundër dhe tre abstenuan.

    “Konstatoj se Kuvendi nuk e miratoi amandamentin me nr 5”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Trembëdhjetë organizata botërore dhe rajonale, që merren me lirinë e medias, kanë thënë se janë të shqetësuara lidhur me vendimin e fundit...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryeshefi i QKMF-së, në Prishtinë, Valdet Hashani tregon se moshat më të prekura nga gripi sezonal janë fëmijët të moshuarit dhe personat...
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Të tjera
    Vip10 Janar 2025
    Të gjithë njëzëri kënduan këngën “Princeshë” të ish- banorit të Big Brother Vip Kosova, Gjesti. Banorët kanë shijuar këngën e Gjestit, dhe...
    Vip10 Janar 2025
    Banorët kanë vazhduar të hedhin dyshime për pëlqimin e Sarës dhe Drilonit. “Ai pasigurinë e ka shpreh prej ditës së parë, por...
    Vip10 Janar 2025
    Sonte ju pret një natë e paharrueshme, pasi Big Brother VIP Kosova 3, do të sjellë një episod eksploziv për gjithë teleshikuesit....
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.