×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoteli Grand sërish në privatizim

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka filluar me procedurat për t’iu ofruar ndërmarrjen shoqërore “Hotel Grand” në Prishtinë, investitorëve privat. Kjo po bëhet përmes Ligjit për Investime Strategjike.

    Megjithatë, një nismë e tillë po kundërshtohet nga ish-blerësi i këtij hoteli.

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Vesel Krasniqi, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se për këtë proces kanë tre investitorë të interesuar.

    “Deri në këtë fazë komisioni ndërministrorë i ka shqyrtuar këta investitorë. Tani do të formohet grupi operacional për t’i shqyrtuar këto aplikacione”, thotë Krasniqi.

    Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi.

    Hotel Grand në vitin 2006, në valën e tetë të privatizimit, ishte blerë nga Zylqif Berisha pronar i kompanisë NTP ‘Unio Commerce’.

    Hoteli, si ndërmarrje shoqërore, ishte shitur nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit në një vlerë prej mbi 8 milionë euro, ndërkaq kontrata obligonte blerësin e Hotelit Grand që të bënte investime në vlerë prej mbi 20 milionë euro dhe të punësonte 570 punëtorë.

    Por, më pas Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte konstatuar se blerësi nuk kishte realizuar zotimet dhe një gjë e tillë kishte nxitur procese gjyqësore mes blerësit të Hotel Grand dhe AKP-së.

    Pas shumë proceseve gjyqësore, në vitin 2012, AKP e kishte kthyer këtë ndërmarrje nën administrimin e vet.

    Armend Berisha përfaqësues i blerësit të kësaj ndërmarrje shoqërore, tha se ende janë në procese gjyqësore lidhur me Hotel Grand dhe se askush nuk ka të drejtë të privatizojë apo të ndërmarrë çfarëdo veprimi për këtë ndërmarrje.

    “Pasi që t’i shtjerrim të gjitha mundësitë në gjykata në Kosovë do të vazhdojmë me arbitrazh të jashtëm. Pagesat që ne i kemi bërë për blerjen e Hotelit i kemi në AKP, ne kemi bërë investime shtesë dhe nuk janë kthyer ato. Gjithë kësaj pune do t’i shkojmë deri në fund”, tha ai.

    “Ne i kemi njoftuar me shkrim Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që jemi në proces gjyqësor. Kjo pronë është në kontest dhe nuk mund të jetë objekt i shitjes”, shtoi Berisha.

    Nga zyra për informim e AKP-së kanë thënë se të gjitha procedurat gjyqësore lidhur me këtë veprim ligjor të AKP-së kanë përfunduar me vendime gjyqësore përfundimtare në favor të AKP-së.

    “AKP është duke administruar me këtë hotel i cili është i gatshëm për t’u ofruar për privatizim, qoftë edhe përmes Ligjit për Investime Strategjike. AKP po koordinohet me Qeverinë e Kosovës në gjetjen e investitorëve relevant nga fusha e hotelerisë në privatizimin e Hotelit Grand, aset ky i një rëndësie të veçantë”, thuhet në përgjigjen e AKP-së dërguar për REL.

    Bordi i drejtorëve i AKP-së, thuhet se do ta trajtoj me kujdes rëndësinë e këtij aseti për ekonominë e Kosovës dhe do të marrë vendim për hapat e ardhshëm.

    Ligji për Investime Strategjike, përmes të cilit po synohet të privatizohet Hotel Grand, pati hyrë në fuqi në shkurt të vitit 2017.

    Sipas këtij ligji, vëllimi i investimit për të fituar statusin e investimit strategjik është nga 10 milionë deri në 30 milionë euro, varësisht nga sektori.

    Prioritet në përzgjedhjen e projekteve për të fituar statusin e investimit strategjik, sipas këtij ligji ju jepet projekteve me vëllim më të madh investimesh dhe të cilat gjenerojnë më shumë vende pune.

    Grand Hotel ishte inauguruar më 25 prill të vitit 1978. Ai ka një sipërfaqe nga përafërsisht 32.000 m2. Hoteli është i pajisur me objekte tjera: restaurant, tavernë, kafe bar, bar i natës si dhe salla për konferenca.

    Aktualisht, në hapësirat e Hotelit Grand operojnë biznese të ndryshme, duke filluar nga shtëpi mediale, zyra për shërbime të ndryshme ligjore, të kontabilitetit, organizata të huaja, aparate bankare, hapësira reklamuese e të tjera.

    Në vitet e 70-ta, Hoteli Grand njihej si një nga hotelet më të mëdha në ish-Jugosllavi.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se është iniciuar rast për kryerjen e veprës penale “sulm ndaj personit zyrtar” lidhur me përleshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albison dhe Rexhep Shlivova, të cilët u vranë ditën e mërkurë me armë zjarri në një lokal në qendër të Klinës janë...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Parlamenti Evropian ka zgjedhur sot eurodeputetin estonez Riho Terras në pozitën e raportuesit për Kosovën, shkruan “euronews.rs”. Terras që do të pasojë...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, thotë se komuna që ai e udhëheq do ta respektoj vendimin që doracakët e lëndës “Edukimi Seksual”...
    Sport15 Nëntor 2024
    Argjentina nuk po kalon formë edhe aq të mirë së fundmi. Në katër ndeshjet e fundit, kampioni në fuqi i botës ka...
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Në 24 orët e fundit, Donald Trump ka shpallur disa zgjedhje të tjera për administratën e tij të re. Kush janë rekrutët...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Mëngjesin e sotëm, një tërmet i fortë ka goditur Turqinë. Mediat raportojnë se tërmeti ka qenë me agnitudë 5.1, ndërsa epiqendra ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.