Amin Hot është shpallur lojtari më i vlefshëm i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Fundori Hot të shtunën e udhëhoqi Pejën drejt fitores 65:64 ndaj Trepçës. Ish-lojtari i ekipit mitrovicas e përfundoi takimin me 13 pikë, nëntë asistime e shtatë kërcime. Ishte i rëndësishëm në momentet vendimtare.
Në pesëshën më të mirë të xhiros kanë zënë vend edhe Jayveous Mckinnis e Mack Smith të Bashkimit, Jetmir Zeqiri i Borës dhe Trey Anderson i Vëllaznimit.