Çfarë ju pret gjatë shtatë ditëve të ardhshme në punë dhe në dashuri, a do të kaloni mirë me familjarët, si do t’ju shërbejë shëndeti dhe a do të bëni investime
Lexoni horoskopin e përgatitur dhe shfrytëzojeni javën e cila është para jush në mënyrën më të mirë të mundshme.
DASHI (21.03. – 20.04.)
Puna: Nëse keni një pozicion financiarisht të përgjegjshëm në biznesin me të cilin angazhoheni, bëni kujdes kur nënshkruani investimet e kontraktuara. Nëse zhvilloni një projekt, mund të arrini sukses të madh. Ndryshime të mëdha po ndodhin në jetën tuaj në të gjitha nivelet.
Shëndeti: Argëtimi dhe çlirimi nga detyrimet, është receta më e mirë për ruajtjen e shëndetit të mirë dhe nivelit të energjisë.
Dashuria: Në lidhjen dashurore në këtë periudhë mund të kenë mjaft probleme, gjë që është e vështirë për t’ia dalë mbanë, mirëpo tani mund të zgjeroni këndvështrimin tuaj dhe të zbuloni se është mirë që jeni të fokusuar në nevojat dhe problemet bazë, sepse tani mund të zgjeroni perspektivën dhe është mirë që jeni të orientuar në nevoja bazike dhe probleme, sepse në të është themeli për zhvillim të marrëdhënieve dhe lidhshmërinë më të thellë me partnerin. Nëse jeni vetëm, tregohuni të kujdesshëm në komunikim, përpiquni të mos e humbni durimin me familjarët dhe mbani në distancë personat që ju bëjnë lajka, që nuk i njihni mirë.
DEMI (21.04. – 21.05.)
Puna: Periudha është e tillë që niveli juaj i entuziazmit është i ulët, ndaj përmbajuni një rutine dhe thjeshtoni kryerjen e të gjitha detyrave aktuale, në mënyrë që të ruani stabilitetin dhe qartësinë. Financat mund të përmirësohen gjatë kësaj periudhe dhe nëse merreni me art do të jeni shumë të frymëzuar dhe produktiv.
Shëndeti: Gjatë kësaj periudhe nuk do t’ju pëlqejë vetmia, ndaj është mirë të organizoni një ndejë me shoqëri, një udhëtim, një festë, që do t’ju relaksojnë dhe do t’ju ripërtërijnë energjinë.
Dashuria: Mund të përballeni me paragjykimet dhe stereotipat tuaj, të cilët janë pengesë për afërsinë tuaj me partnerin, por befas mund të shihni se sa të pasigurt keni qenë dhe nën ndikimin e bindjeve të gabuara për dashurinë dhe marrëdhëniet me partnerin. Dhe ju mund ta kapërceni atë me shumë sukses. Nëse jeni vetëm, do të keni gjasa të shumta për miqësi, flirte dhe argëtim, por yjet ju këshillojnë të qëndroni në distancë dhe të mos hyni në aventura.
BINJAKËT (22.05. – 21.06.)
Puna: Mbani një qëndrim pozitiv, pa marrë parasysh se çfarë po ndodh rreth jush, dhe vështirësitë do t’i kapërceni më lehtë. Jini të durueshëm, takoni të gjithë ata që kërkojnë ndihmë dhe përkrahje. Nuk jeni ende gati për disa ndryshime, por së shpejti do të mund të filloni të realizoni planet tuaja. Në këto kushte, yjet ju këshillojnë që të krijoni shoqëri të reja.
Shëndeti: Hiqni qafe ose zvogëloni disa shprehi të dëmshme, filloni të ushtroheni, flini gjumë mjaftueshëm.
Dashuria: Ju duhet të ndryshoni mënyrën se si e kuptoni dashurinë dhe atë që prisni nga lidhja dashurore, dhe për këtë do të keni mbështetjen e planetit dhe fluksin e energjisë që do të jeni në gjendje të orientoheni në drejtim të zhvillimit personal dhe ndërgjegjësimit tuaj mbi nevojat reale në dashuri. Nëse jeni vetëm, mund të takoni një person që do të ndikojë që të fitoni njohuri të reja dhe të ndryshoni në mënyrë drastike qëndrimet tuaja, në drejtim të çlirimit nga standardet e imponuara dhe vendosjes së standardeve tuaja.
GAFORRJA (22.06. – 22.07.)
Puna: Jeni në kulmin e aftësive tuaja, jeni brilant dhe karizmatik, ndaj do të keni momente të lavdishme në këtë periudhë dhe do të merrni lëvdata dhe vlerësime të merituara. Zgjidhini vështirësitë që keni përballë me vendosmëri dhe pa vonesë, por tregoni takt dhe durim.
Shëndeti: Ndiheni mirë dhe keni energji të mjaftueshme për gjithçka që ju pret. Shfrytëzojeni këtë kohë për aktivitete fizike ose rekreacion.
Dashuria: Ngjarjet pozitive janë përpara – nëse jeni vetëm, do të keni mundësi për një shoqërim të këndshëm dhe frymëzues, por edhe për një takim fatal, i cili mund të nisë një lidhje dashurie. Në lidhjen dashurore mund të habiteni nga kundërshtimet e partnerit sepse jeni të fiksuar pas vetes dhe po e neglizhoni personin e dashur. Pranoni kritikat dhe kujdesuni që t’i jepni personit tuaj të dashur atë që i nevojitet dhe i mungon.
LUANI (23.07. – 22.08.)
Puna: Planet tuaja për të ardhmen mund të jenë joreale dhe tepër ambicioze në disa pika. Mos lejoni që dikush t’ju nxitojë dhe t’ju bindë të ndryshoni qasjen tuaj. Lërini idetë tuaja të zhvillohen ngadalë dhe mos bëni veprime impulsive, as detyra që nuk mund t’i kryeni në kohë. Jeni konfuz dhe kjo i dedikohet faktit se kërkoni në shumë drejtime pa ditur ku të ndaleni.
Shëndeti: Dëgjoni veten, për shkak të shëndetit dhe mirëqenies tuaj mendore dhe fizike.
Dashuria: Yjet ju premtojnë një kohë të mbushur me pasion dhe ndjenja dashurie, do të jeni aktivë dhe të guximshëm, do të keni dëshirë për aventura që mund t’ju sjellin mundësinë për një romancë të vërtetë që po e prisni me padurim. Në lidhjen dashurore, qëndrimi juaj ndaj dashurisë mund të shkaktojë nxisë dhe ndezë personin tuaj të dashur, kështu që ju mund të përjetoni një muaj të ri mjalti dhe të bini përsëri në dashuri me njëri-tjetrin. Jini të durueshëm dhe me takt me të dashurit, veçanërisht me anëtarët e familjes.
VIRGJËRESHA (23.08. – 22.09
Puna: Mund të frymëzoheni shumë gjatë kësaj periudhe dhe të keni shumë ide të mira. Në ambientin afarist mund të hasni dezinformata dhe situata të paqarta, por mbani distancën emocionale dhe mos u përfshini në diskutime me askënd. Nëse po mendoni për ndryshimet që dëshironi të bëni për një kohë, është një moment i mirë për të hedhur hapin e parë dhe mund të jetë më i madh se sa mendoni.
Shëndeti: Dalja në natyrë, shëtitjet e gjata, vetmia, meditimi.
Dashuria: Është e vështirë të kuptosh partnerin gjatë kësaj periudhe, kështu që nëse keni një temë delikate për të diskutuar, shtyjeni atë bisedë për një kohë dhe fokusohuni në aspekte të tjera të marrëdhënies suaj. Nëse jeni vetëm, mos refuzoni ftesat për shoqëri dhe dalje, madje edhe nëse jeni të lodhur, sepse mund të takoni dikë që ia vlen të investoni pak kohë dhe energji.
PESHORJA (23.09. – 22.10.)
Puna: Pranoni detyrat që ju janë besuar dhe kuptoni ato si një mundësi për të shprehur aftësitë tuaja. Mblidhni vetëbesim, largoni mendimet dhe shqetësimet e errëta, situata nuk është aspak aq e keqe, as e pashpresë, kjo është një periudhë kalimtare, pas së cilës do të kristalizoni planet tuaja.
Shëndeti: Rëniet e herëpashershme të energjisë janë pasojë e stresit dhe e ankthit. Keni nevojë për pak relaksim dhe çaste argëtimi me të afërmit tuaj, transmeton Telegrafi.
Dashuria: Gjeni përgjigjen e pyetjes nëse jeni të lumtur dhe më pas veproni në përputhje me rrethanat. Nëse jo, sigurisht që nuk është asgjë e re dhe prej kohësh keni menduar se si t’i ndryshoni gjërat. Ndoshta është koha për t’i ndryshuar ato. Nëse jeni vetëm, mund të jeni tepër të ndjeshëm ndaj kritikave dhe inferior ndaj ndryshimeve të humorit dhe do të rifitoni stabilitetin duke artikuluar veprimet, ndjenjat dhe nevojat tuaja dhe duke i përafruar ato me nevojat dhe kërkesat e atyre që ju rrethojnë.
AKREPI (23.10. – 22.11.)
Puna: Prisni lajme lidhur me problemin e premtimeve dhe detyrimeve të paplotësuara. Aktualisht mund të filloni të realizoni planet tuaja, por shqyrtoni edhe një herë detajet, mund të zbuloni disa lëshime të rëndësishme. Ju merrni vendime të rëndësishme kur mblidhni informacione të mjaftueshme dhe kur ruani qetësinë.
Shëndeti: Merruni me ndonjë aktivitet fizik kërkues dhe analizoni veten.
Dashuria: Mos humbisni kohë në një marrëdhënie që është e përkohshme dhe që nuk po zhvillohet, por kërkoni dikë i cili ndjenjat tuaja do t’i çmojë dhe vlerësojë dhe do t’ju dojë. Ju mund të jeni në një humor shumë aventuresk gjatë kësaj periudhe, kështu që pasioni juaj mund të mjegullojë qartësinë e vlerësimit, edhe nëse jeni beqar dhe në kërkim të një lidhjeje, po ashtu edhe nëse jeni në një lidhje dashurie. Nëse keni probleme me partnerin tuaj, mos u përpiqni të zbuloni diçka ose të porosisni diçka nga dikush tjetër.
SHIGJETARI (23.11. – 21.12.)
Puna: Mund të merrni një ofertë të favorshme për një pozicion të ri me më shumë përgjegjësi. Nëse keni nevojë të merrni një vendim të rëndësishëm, prisni pak. Veproni në mënyrë të organizuar dhe efikase, sepse nëse veproni në mënyrë impulsive do të bini në kaos dhe çorganizim. Për të pasur disponim, herë-herë ndërrojeni ambientit ku veproni.
Shëndeti: Ju ndiheni mirë, jeni të shëndetshëm, keni mjaft energji – investoni atë në diçka krijuese.
Dashuria: Jeni të prirë t’i merrni seriozisht çështjet e dashurisë, gjë që do të ketë një efekt të dobishëm në zhvillimin e marrëdhënieve me personin e dashur. Mbani ekuilibrin duke qëndruar aktiv në sfera të jetës që nuk kanë lidhje me partnerin, në mënyrë që nevoja për liri të mos ju çojë papritur në një rebelim kundër pengesave dhe lidhjes së tepruar (të cilën mund ta nisni vetë gjatë kësaj periudhe). Nëse jeni vetëm, kënaquni me flirtin dhe argëtimin dhe mos hyni në aventura të pamatura.
BRICJAPI (22.12. – 20.01.)
Puna: Mund ta gjeni veten në një situatë të re që kërkon përshtatje dhe fleksibilitet. Vlerësoni besueshmërinë e partnerëve të biznesit dhe qasuni detyrave ashtu siç kërkohet nga ju. Leksioni i këtij cikli është të mos përpiqeni të merreni me gjithçka përnjëherë.
Shëndeti: Problemet e përkohshme shëndetësore do të jenë më të lehta për t’u kapërcyer me një dietë të shëndetshme dhe teknika relaksimi.
Dashuria: Nëse jeni vetëm, mund të takoni dikë të veçantë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë, mos u iu nënshtrohuni ndjenjave, duke u udhëhequr nga bindja se më në fund keni gjetur atë që po kërkoni dhe mos e konsideroni çështjen të përfunduar dhe të detyrueshme, për të mos e frikësuar personin tjetër. Lëreni marrëdhënien të zhvillohet ngadalë, mos merrni asgjë si të mirëqenë. Në lidhjen dashurore mund të keni konflikte për shkak të qasjeve dhe qëndrimeve të ndryshme, të cilat në thelb janë të vogla, por kur të qetësoheni mund të gjeni një kompromis të kënaqshëm.
UJORI (21.01. – 19.02.)
Puna: Ju jeni gati të bëni gjithçka që duhet për të bërë ndryshimin që dëshironi. Ju duhet t’u vendosni kufij të qartë njerëzve që ndodhen përreth jush, domethënë t’u bëni të ditur se toleranca juaj nuk është e pakufishme. Mund ta gjeni veten në rrethin e njerëzve me ndikim që do të mbështesin planet dhe projektet tuaja.
Shëndeti: Zgjeroni të gjitha aspektet e jetës suaj mendore, intelektuale dhe fizike, në mënyrë që të arrini ekuilibrin dhe të ruani shëndetin mendor dhe fizik.
Dashuria: Nëse dikush nuk jua kthen entuziazmin dhe nuk reagon ndaj interesimit tuaj, nuk duhet të përpiqeni të humbni kohë dhe energji. Shikoni përreth vetes, dikush angazhohet shumë për vëmendjen tuaj dhe pret që ju të kuptoni se çfarë është ajo që keni nevojë dhe që është gjëja më e rëndësishme në një marrëdhënie. Në lidhjen dashurore periudha e ftohjes mund të ndodhë për arsye objektive, preokupime dhe shqetësime personale.
PESHQIT (20.2 – 20.03.)
Puna: Do të merrni mbështetje për idetë tuaja të biznesit. Jini modest, silluni me përgjegjësi dhe jini të durueshëm. Kjo nuk është një periudhë e mirë, as për udhëtime, as për përfundimin dhe fillimin e një biznesi të ri. Stabilizoni atë që keni arritur dhe kujdesuni për investimet dhe shpenzimet për të shmangur humbjet financiare.
Shëndeti: Ngarkesa e energjisë krijuese ju sjell entuziazëm dhe dëshirë për ndryshim.
Dashuria: Mërkuri është me ju dhe ju ndihmon të filloni një bisedë për tema serioze, të cilat janë të ndjeshme për aq sa nuk mund të bini dakord dhe nuk e nisni nga i njëjti këndvështrim. Gjatë kësaj periudhe, ju mund të gjeni një mënyrë për të kuptuar më mirë këndvështrimin e partnerit tuaj dhe për të afruar këndvështrimin tuaj me të, gjë që do t’ju ndihmojë të gjeni një kompromis. Nëse jeni vetëm, merrni parasysh t’i jepni një shans një personi që po përpiqet t’ju shpërqendrojë në një mënyrë të vështirë – kjo është për shkak të nervozizmit dhe konfuzionit që keni.