Dashi
Tregohuni sa me te dashur me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe keni për ta pare qe gjithçka do ju ece mire. Do ju bëni balle edhe personave qe prej kohesh kane dashur t’ua shkatërrojnë marrëdhënien. Beqaret do jene te pafat ne dashuri kështu qe kot sa te mundohen sepse nuk do e gjejnë shpirtin binjak. Ne planin financiar do jete Urani ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do ua përmirësoje gjendjen.
Demi
Tension, debate, frike. Dita e sotme do jete e keqe për te gjithë ata qe janë ne një lidhje dhe mezi do presin qe ajo te mbaroje. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por ka mundësi qe diçka e këndshme t’iu ndodhe qe ne orët e para te mëngjesit. Për financat nuk duhet te shqetësoheni sepse familjaret do i keni mbështetje përgjatë gjithë kohës.
Binjaket
Lidhja juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Për çdo gjë do merreni vesh me partnerin tuaj dhe do thurni plane afatgjata. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare, por qe do ju sjellin gëzim te paimagjinueshëm. Jupiteri do sjelle fat ne planin financiar. Do mund te kryeni te gjitha shpenzimet e menduara dhe nuk do keni tronditje sepse i keni bere me kujdes llogarite prej kohesh.
Gaforrja
Do i qëndroni besnike partnerit tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe as qe do ju shkoje neper mend te kaloni ndonjë aventure kalimtare me dike qe ne pamje është me i mire nga ai. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjithë atyre qe do i joshin sepse mund te kenë problem e vështirësi. buxheti do përmirësohet tej mase nga një trashëgimi qe do merrni. Me ne fund dhe ju do ndiheni te qete kur te shpenzoni.
Luani
Do konfliktoheni edhe për gjera elementare me partnerin tuaj sot dhe nuk do jeni për asnjë moment te qete. Beqaret do jene te hallakatur dhe do humbasin mundësi te shkëlqyera. Po vazhduat te jeni kështu keni për te mbetur vetëm për një kohe te gjate. Financat do kenë disa turbullira, megjithatë mund ta ruani stabilitetin me pak përpjekje dhe maturi.
Virgjeresh
Tregohuni me tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ne te kundërt situata do acarohet tej mase dhe zor se mund te gjeni zgjidhje. Beqaret duhet te marrin ne konsiderate çdo ftese qe do ju behet dhe me pas te bëjnë përzgjedhjet. Buxheti do ketë goxha përmirësime kështu qe do ndiheni me te qete kur te kryeni shpenzimet e menduara.
Peshorja
Mjedisi yjor do jete shume i veçantë gjate kësaj dite. Do merrni një propozim fantastik nga partneri qe do ua shtoje dëshirën për te jetuar. Beqaret nuk do përfitojnë nga disa ftesa qe do ju bëhen dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Gjithsesi dita nuk do jete e keqe, pasi miqtë nuk do iu lënë vetëm. Ne planin financiar do i shlyeni borxhet qe keni marre dhe do jeni te qete.
Akrepi
Do jeni posesive sot ju te dashuruarit dhe mund te bëni gabime te mëdha. Merrini gjerat me sa me shume qetësi pasi ne te kundërt do keni probleme. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse te cilat shume shpejt do ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar do jeni te qarte për te ardhurat qe keni dhe do dini t’i bëni me kujdes llogarite.
Shigjetari
Dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te dalin e te njihen me disa me shume persona ne mënyrë qe me pas te bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat nuk do jene problematike për shkak te masave qe keni marre. Do shpenzoni aq sa do jete e arsyeshme.
Bricjapi
Do jeni kurajoze sot ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe t’iu gjeni një zgjidhje problemeve te hershme. Mund te vuani pak, por nesër do ndiheni shume here me mire. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe e ardhmja ka për t’iu ndryshuar njëherë e mire. Buxheti do përmirësohet fale një shpërblimi qe do merrni nga arritjet ne pune.
Ujori
Do jeni gati te bëni çdo lloj çmendurie sot për ta ndryshuar rrënjësisht jetën tuaj ne çift. Mund te bëni edhe sakrifica te cilat me pare as qe i imagjinonit. Beqaret do dashurohen koke e këmbë pas një personi me te cilin me pare kane ndare te njëjtën klase. Gjendja financiare nuk do jete e mire për shkak te faturave te shumta qe do keni për te paguar. Do e kaloni edhe këtë periudhe delikate.
Peshqit
Do thurni shume ëndrra sot juve qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe realiteti t’iu duket shume i trishte. Rikthehuni sa me pare me këmbë ne toke. Beqaret do i kuptojnë me mire ndjenjat e tyre dhe nuk do i lënë me gjerat ne dore te fatit. Financat nuk do jene ne gjendjen e duhur kështu qe kujdes me shpenzimet qe do kryeni. As familjaret nuk do ju ndihmojnë me pas.