×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi ditor, e Enjte 28 Nëntor 2024

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Dashi

    Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme të së kaluarës dhe kjo gjë nuk ju lë të qetë. Kjo vlen edhe për dashurinë. Duhet të rigjeni energjinë dhe qetësinë.

    Demi

    Keni një mijë projekte në kokë, të cilat duhet ti çoni përpara me pasion. Sa i takon punës, parashikohen disa ndryshime të cilat pritet të sjellin dobi. Do të ndjeni nevojën për t’iu përkushtuar familjes. Sa i takon dashurisë, mos u fiksoni pas personit të gabuar.

    Binjakët

    Kjo është një periudhë e mirë gjatë së cilës po shënoni rikuperime pas një sërë problemesh gjatë muajve të kaluar. Kjo e enjte nuk është idealja, pasi nuk do të jeni në humorin e duhur si për sa i takon punës edhe dashurisë. Ndoshta për shkak të disa kundërshtive në ambientin që ju rrethon.

    Gaforrja

    Kjo ditë nuk do të jetë aspak pozitive, ku do të ketë disa momente tensioni. Do të donit të ndryshonit diçka në jetën tuaj por nuk ia arrini. Mundohuni që të organizoni diçka të kënaqshme për të rikuperuar disa raporte me persona të cilët i keni lënë pas dore.

    Luani

    Parashikohet një e enjte pozitive dhe e mbushur me energji, gjatë së cilës do të mendoni për të ardhmen. Duke qenë se yjet ju favorizojnë, mund të përfshiheni lirisht në projekte të reja të cilët i keni menduar prej kohësh. Do të jeni të mbushur me entuziazëm.

    Virgjëresha

    Kjo e enjte do ju gjejë të mbushur me energji. Shihni përreth pasi keni disa yje që ju mbështesin dhe favorizojnë takimet lidhur me punën por edhe ato sentimentale. Duhet të jeni gati për të tu përballur me disa risi, pasi do të jenë pozitive.

    Peshorja

    Gjatë kësaj dite bëni mirë të rrini të qetë, sidomos nëse dikush po mundohet që t’iu vendosë shkopinj nën rrota, shkruan noa.al. Në fund do të rezultoni fitues edhe pse keni ende disa probleme për të rikuperuar.

    Akrepi

    Mundohuni që të kuptoni se kush janë personat më të rëndësishëm për ju dhe kush janë ata që duhet të largoni nga jeta juaj. Ka ardhur momenti për të bërë zgjedhje si në dashuri edhe në raportet miqësore. Mos u përkushtoni ndaj kujt nuk e meriton, pasi do humbnit kohë kot.

    Shigjetari

    E enjtja nuk do të jetë një ditë aspak pozitive, ndaj lëreni që të ikë. Megjithatë kjo mbetet një periudhë e mirë sa i takon konfirmimeve në punë, ku do të përjetoni momente suksesi.

    Bricjapi

    Kjo ditë do të jetë vërtetë pozitive për të lindurit e kësaj shenje, të cilët do të ndihen gati që të përfshihen në projekte të reja. Yjet ju favorizojnë, veç bëni kujdes ndaj ndonjë problemi të papritur që mund t’iu dalë përpara.

    Ujori

    Parashikohet një ditë mjaft pozitive për ndjenjat, ndërsa në punë nuk do të jetoni momentet më të mira. Mundohuni që të gjeni një mënyrë për tu relaksuar dhe për të mposhtur lodhjen dhe stresin e akumuluar.

    Peshqit

    Mbani mbi supe disa brenga të së kaluarës. Në nivelin emocional dhe sentimental jeni përballur me disa ndryshime, ndoshta edhe konflikte. Ndonëse jeni një person që kërkoni kohë për të rikuperuar, ka ardhur momenti që të shihni përpara.

    Nga Rubrika
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një profesor i lëndës së gjuhës angleze në shkollën “Xhemail Mustafa” në Prishtinë, është pezulluar nga puna, për shkelje të rëndë. I...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka qenë i ftuar në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Visar Azemi bashkë me anëtarë të kryesisë së LDK’së e aktivistë tjerë, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. “Sot,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka uruar festën e 28 Nëntorit, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Në urimin e tij,...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Shefi i “Meta”, ose i njohur më mirë si shefi i “Facebook-ut”, Mark Zuckerberg ka vizituar Donald Trumpin në resortin e tij...
    Bota/Rajoni28 Nëntor 2024
    Të paktën 13 persona kanë vdekur në Ugandën lindore pasi rrëshqitjet e dheut shkatërruan 40 shtëpi në gjashtë fshatra, thanë të enjten...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.