×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Horoskopi ditor, e Enjte 24 Tetor 2024

    FrontOnline
    24 Tetor 2024

    Dashi
    Kjo ditë parashikohet të jetë mjaft interesante, ku do të bëni të mundur vënien në jetë të një projekti. Mund të përballeni me mundësi vërtetë të frytshme. Shfrytëzojeni sa më mirë këtë ditë, pasi do të jeni të mbushur me energji. Kjo e enjte është e duhura për të rigjetur qetësinë që ju ka munguar.

    Demi
    Do të jeni të lodhur, nervoz, por mbi të gjitha të përfshirë nga ankthi, për shkak të problemeve fizike dhe ekonomike të cilat kanë lënë shenjë tek ju. Shumë zgjedhje të bëra kohëve të fundit, ju kanë vendosur në vështirësi. Ka ardhur momenti që të gjeni ekuilibrin, ku ndikimi i Saturnit dhe Venusit do ju ndihmojë.

    Binjakët
    Jeni në pritje të kohëve më të mira! Hëna do të prekë shenjën tuaj duke iu dhënë forcë dhe rikuperim, por kjo gjë nuk vlen për financat, ndaj duhet të tregoheni më të matur. Gjatë kësaj të enjte mund të gjeni qetësinë me rrethin tuaj miqësor.

    Gaforrja
    Jeni të përhumbur në mendime, por gjatë kësaj dite gjërat do të shkojnë në drejtimin e duhur. Nëse keni disa çështje të lëna pezull ka ardhur momenti që ti çoni përpara. Ndjenjat parashikohen mjaft të favorizuara, ku parashikohet të ketë zhvillime interesante.

    Luani
    Do të jeni të fortë dhe tërheqës dhe kjo gjë për shkak se keni qëndruar gjatë vetëm. Do të jeni të dominuar nga një krenari e tepruar e cila shpesh ju krijon armiqësi ndaj bëni kujdes. Parashikohen zhvillime në fushën e ndjenjave dhe lidhje të reja.

    Virgjëresha
    Kjo e enjte nuk do të jetë në ritmin e duhur, por mbani parasysh se çdo gjë do të shkojë mirë në fund. Sa i takon ndjenjave parashikohen luhatje të mëdha, për shkak të problemeve me personin që keni në krahë. Do të duhen të kalojnë ditë, para se të vijë momenti i rikuperimit.

    Peshorja
    Parashikohet një ditë interesante e cila premton shumë. Do të gjeni harmoni në raport me personat që ju rrethojnë dhe në të njëjtën kohë, udhëtimet do të jenë mjaft të favorshme. Nëse në dashuri ka momente tensioni, është mirë që të përballeni.

    Akrepi
    Po rigjeni një energji të mirë, e cila do të favorizojë shumë sektorin e dashurisë. Me të lindurit në shenjën e bricjapit apo virgjëreshës, do të keni një tërheqje speciale. Mundohuni që të kaloni më shumë kohë me njeriun tuaj të zemrës.

    Shigjetari
    Kjo ditë do të ketë shumë rëndësi për ju, për të kuptuar më mirë gjërat që kanë më shumë rëndësi. Duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm lidhur me raportet konfliktuale dhe e tension, pasi do të keni vështirësi në menaxhim. Mundohuni që ti mbani emocionet nën kontroll.

    Bricjapi
    Ndikimi i Uranit do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje, duke favorizuar zyrtarizimin e lidhjeve të reja, apo projektet që kanë të bëjnë me punën. Nëse ka diçka që dëshironi ta thoni, bëjeni dhe do të ndiheni më mirë.

    Ujori
    Jeni në kërkim të rikuperimit të terrenit, pasi nuk dini se ku të pozicionoheni. Ka ardhur momenti që të relaksoheni, Do të përfshiheni në një aktivitet të rëndësishëm, por tashmë është e rëndësishme që të gjeni qetësinë për tu përballur me problemet më urgjente.

    Peshqit
    Kush nga të lindurit e kësaj shenje kohëve të fundit ka përjetuar një krizë dashurie, gjatë kësaj dite do të gjendet vërtetë në konflikt. Bëni kujdes që të mos hakmerreni në mënyrën e gabuar! Sa i takon punës, parashikohet një përmirësim i lehtë i situatës.

    Nga Rubrika
    Lifestyle23 Tetor 2024
    Infeksionet në veshka dhe ato në rrugët urinare janë të përhapura ndjeshëm sidomos në periudhën e vjeshtës. Infeksionet nisin që nga veshkat...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    Këtë fundjavë, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta mbrapa. Ashtu sikur se është traditë ora dimërore futet në funksion të...
    Lifestyle22 Tetor 2024
    A keni menduar ndonjëherë se si bëjnë para aplikacionet falas për shkëmbim mesazhesh si WhatsApp? Kur bëhet fjalë konkretisht për WhatsApp-in, sigurisht...
    Të tjera
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i PDK’së, Ferat Shala, në seancën e jashtëzakonshme për “skandalet në KEK”, ka thënë se në këtë seancë do të duhej...
    Lajme24 Tetor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe deputetët e VV-së për mospjesëmarrje në debate të thirrura nga...
    Lajme24 Tetor 2024
    Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, është shprehu i shqetësuar për siç tha ai “kaosin energjetik”. Gjatë fjalës së tij në seancën e...
    Lajme24 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se që nga 23 prilli i vitit 2020, Korporata...
    Lajme24 Tetor 2024
    Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Muajit Ndërkombëtar të Luftës Kundër Kancerit të Gjirit, së...
    Lajme24 Tetor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, tha se të gjitha gratë e prekura me kancer të gjirit e kanë mbështetjen e saj pa kushte, duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.