Përpara nisjes së planifikuar në tregjet anembanë botës, Honda fillimisht do të ofrojë Elevate për banorët e Indisë.
Kompanisë së madhe të crossover-ve kompakt së shpejti do t’i bashkohet krijimi më i fundit i Honda-s, i cili fshihet pas emrit Elevate dhe kompania japoneze e veturave ka zbuluar se Elevate, i cili do t’u ofrohet fillimisht klientëve në Indi, do të ofrohet në kombinim me një motor benzine, disa vite më vonë dhe si një model që do të drejtohet vetëm nga një motor elektrik.
Vetura 4.31 metra e gjatë, është afër edicionit aktual evropian të HR-V të Hondas dhe do të fuqizohet nga një motor benzine 1.5 litërsh me aspirim natyral (i-VTEC) që zhvillon 120 kuaj fuqi.
Për të transferuar fuqinë në boshtin e përparmë, blerësit do të jenë në gjendje të zgjedhin midis ndërruesit manual me 6 shpejtësi dhe atij automatik CVT.
Pas mbështetëses së sediljeve të pasme fshihet një bagazh që mban 458 litra, dhe Honda ka premtuar pajisje të pasura standarde dhe disa elementë opsionalë, duke përfshirë karikimin pa kabllo të telefonave celularë, çatinë e qelqit me operim elektrik dhe kamerën e pasme.
Shitjet në Indi do të fillojnë muajin e ardhshëm, dhe nuk është zbuluar se kur Elevate do të jetë i disponueshëm për klientët në mbarë botën./FrontOnline/