×
  • Lajme
  • Lajme

    Homazhe në Koshare, Gucati: Shembja e kufirit, kthesë historike

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Hysni Gucati, ka thënë se shembja e kufirit në Koshare ishte kthesë historike në rrugën drejt lirisë.

    Gucati theksoi se kjo ishte dëshmi se shqiptarët nuk pranojnë robëri e mohim të së drejtës për të jetuar të lirë.

    “Më 9 prill 1999, në Betejën e lavdishme të Koshares, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, shembën kufirin ndërmjet shqiptarëve,një kufi i padrejtë, që ndante trupin e një kombi. Kjo ditë shënon një kthesë të madhe historike. Ishte dëshmi se shqiptarët nuk pranojnë robërinë dhe as mohimin e të drejtës për të jetuar të lirë në trojet e veta. Shembja e atij kufiri ishte më shumë se një akt ushtarak,ishte akt i bashkimit shpirtëror dhe kombëtar. Në rrugën tonë drejt lirisë kemi parë dhe përjetuar shumë vuajtje, por po aq edhe trimëri të pashoqe. Beteja e Koshares është kurorë e qëndresës, guximit dhe sakrificës. Ëndrra e shumë brezave për liri u bë realitet falë gjakut të bijve më të mirë të këtij kombi”, deklaroi ai.

    Kreu i OVL UÇK-së theksoi se përulen para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

    “Përulemi me respekt të thellë para të gjithë dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së, që me gjakun e tyre shkruan historinë më të lavdishme të popullit tonë. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Koshares! Lavdi UÇK-së!”, shtoi Gucati./ Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk po harron bëjë “lojë me shifra”, për sa i përket pagës mesatare në Kosovë,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-diplomati Edon Cana sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova foli në lidhje me atë se a ka legjitimitet Besnik Bislimi të...
    Lajme02 Qershor 2025
    Për vite të tëra u tentua t’i gjendet lokacioni. Më në fund u gjet. Për vite të tëra u bë zhurmë, por...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Gjatë orëve të pasditës, në zonat malore, kryesisht në jug...
    Lajme02 Qershor 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës ishin pajtuar dhe kishin mbledhur...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Janë publikuar pamjet e ngjarjes së ndodhur paraditen e së dielës kur dy turistë anglezë u aksidentuan me Jet Ski. Siç duket...
    Lajme02 Qershor 2025
    Organizata Handikos ka kërkuar veprim urgjent nga SHSKUK-ja dhe Ministria e Shëndetësisë për procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Të dhënat statistikore të Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se RMV ka një shkallë të lartë të duhanpirjes, përkatësisht mbi 46 për...
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.