Kombëtarja e Holandës e ka nisur me fitore aventurën në Kampionatin Evropian të futbollit.
“Tulipanët” fituan 3-2 spektaklin ndaj Ukrainës në Grupin C.
Të gjithë golat e ndeshjes u realizuan në pjesën e dytë të ndeshjes me holandezët që shënuan dy herë për 2-0 me Wijnaldum e Werghostin.
Ukrainasit nuk u dorëzuan përkundër dy golave të parë dhe fillimisht ngushtuan e më pas edhe e barazuan rezultatin.
Por, megjithatë ata nuk arritën që të paktën të fitojnë një pikë në grup.
Holanda e De Boer riktheu avantazhin në pesë minutat e fundit të ndeshjes me Dumfries që realioi me kokë.
Pjesë e grupit me Holandën dhe Ukrainën janë edhe Maqedonia e Veriut e Austria.