Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Grupin C të Kampionatit Evropian të futbollit “Euro2020”.
Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur fazën e grupeve me fitore bindëse 0-3 ndaj Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.
Depay me një gol dhe Wijnaldum me dy sosh e “vulosën” fitoren e “Tulipanëve” në Amsterdam.
Kësisoj, Holanda e kalon grupin nga pozita e parë në tabelë, ndërkohë Maqedonia e Veriut “përshëndetet” nga Evropiani pa asnjë pikë.
Kombëtarja e Austrisë në anën tjetër e ka siguruar biletën që e dërgon në fazën e eliminimit direkt pasi mposhti në takimin përcaktues Kombëtaren e Ukrainës.
Austriakëve iu mjaftoi një gol ta mposhtin Ukrainën e Shevchenkos.
Golin e vetëm e ka realizuar Baumgartner me ndihmën e mbrojtësit dhe kapitenit, David Alaba.