Holanda ruan skepticizmin lidhur me negociatat, kryesisht për Shqipërinë duke kërkuar përparim në kushtet e vëna.
Qeveria holandaze nuk e ka ende një vendim final për uljen në tryezën e parë qeveritare të Shqipërisë me BE-në. Edhe pse vlerëson progresin e bërë, ajo kërkon përparim të mëtejshëm.
Qeveria e Holandës nënvizon se është e rëndësishme krijimi Gjykatës Kushtetuese funksionale në Shqipëri, amendimi i ligjit të medias sipas rekomandimeve te Komisionit te Venecias si dhe vijueshmëria e punës me ndërtimin e track-record në luftën kundër krimit te organizuar dhe korrupsionit. Një here qe te gjitha kushtet e vendosura ne Mars 2020 sipas konkluzioneve te Këshillit Europian të jenë përmbushur, do te zhvillohet Konferenca e Pare Ndërqeveritare.
Në një reagim në rrjetet sociale raporteri për Shqipërinë në parlamentin Hollandez Pieter Omtzingt dha detaje të debatit parlamentar.
“Qeveria holandeze, ministri Blok, deklaroi qartë se Shqipëria nuk i përmbush parakushtet për Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Kjo do të thotë se ai nuk do të japë pëlqimin. Problemet e diskutuara përfshijnë vendet vakante në Gjykatën e Lartë, ndjekjen penale të krimit në nivelet e larta dhe reformën zgjedhore, veçanërisht pjesën e dytë të njëanshme të asaj ‘reforme‘”, tha Pieter Omtzingt
Mbrëmë qeveria holandeze dërgoi në Parlament vlerësimin e saj për paketën e zgjerimit të Komisionit Europian, pjese e se cilës ishte dhe raport progresi për Shqipërinë për 2020. Ndryshe nga Shqipëria Hollanda për Maqedoninë e Veriut thotë se përparimi është i dukshëm./Top Channel