×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Holanda: Duhet ende progres nga Shqipëria

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Holanda vijon të mbetet skeptike sa i përket ecurisë së procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok në një raportim të përgatitur për parlamentin holandez lidhur me progresin e bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për procesin e integrimit, sa i përket Shqipërisë vlerëson përparimet e bëra në fusha të ndryshme, por evidenton se duhet bërë progres i mëtejshëm deri në caktimin e datës për mbajtjen e tryezës së parë ndërqeveritare.

    “Këshilli vendosi në Mars që Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë të zhvillohej, sipas kushteve të përcaktuara në konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020. Është thelbësore për kabinetin që të dijë se progresi i mëtejshëm do të bëhet në të ardhmen e afërt, vetëm kur të bindemi për plotësimin e kushteve siç thuhet në konkluzionet e këshillit të Marsit 2020”.

    Ndër të tjera në raportimin e tij Blok evidenton faktin se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka kuorum, ndërsa Gjykata e Lartë nuk është ende në gjendje të shqyrtojë të gjitha çështjet. Gjithashtu ai nënvizon se pavarësisht ecurisë së procesit të vetingut, gjyqtarët dhe prokurorët e përjashtuar ende nuk janë dënuar dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm në hetimin, ndjekjen penale duke dënuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjitha nivelet.

    Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla duke komentuar qëndrimin e qeverisë holandeze, theksoi se Shqipëriaka përmbushur kriteret për zhvillimin e konferencës së parë dhe se këtë vlerësim e ka marrë edhe nga zyrtarët holandez.

    “Vlerësimi i vetëm zyrtar është ai i KE, që paguhet nga taksapaguesit europiane për një fotografim korrekt të parakushteve, për ato që Shqipëria e Maqedonia kanë pasur nga Këshilli Europian në Mars. KE sikurse të gjithë jeni në dijeni, ka vlerësuar se Shqipëria i ka përmbushur parakushtet. Nuk dua të hyj në polemikë. Edhe nga kolegët nga ana e Holandës kemi marrë vlerësimet për arritjen dhe parakushteve deri në momentin që flasim”.

    Ndërkohë që sa i përket Maqedonisë së Veriut, qeveria holandeze bie dakord me vlerësimet e bëra në progresraportin e Komisionit Europian dhe thotë se për të tryeza e parë ndërqeveritare mund të mbahet sa më shpejt./ Tv Klan

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    I rritur në Miami mes të mërguarve kubanë që ikën nga revolucioni i Fidel Kastros, senatori Marco Rubio zhvilloi një urrejtje të...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Policia e Shtetit ka sekuestruar gati 700 mijë euro gjatë një kontrolli që iu bë veturës së një shtetasi shqiptar derisa i...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Një mjek nigerian me pasion për artin, ka thyer rekordin botëror Guinness duke krijuar një vizatim gjigant prej 1,003.9 metra katrorë, që...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sonte mori pjesë në shënimin e 25-vjetorit të themelimit të Bankës Qendrore të Kosovës. “Është gëzim i...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kosova ka dominuar plotësisht në 20 minutat e parë të takimit ndaj Rumanisë në Bukuresht. Ishte Muharrem Jashari, i cili pati tri...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.