Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar njohjen, raporton Front Online.
Formalizimi i kësaj marrëveshje historike u bë në mënyrë virtuale.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj Stublla si dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi kanë nënshkruar dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael pritet të jetë Ines Demiri, e cila në vitin 2020 ishte emëruar e ngarkuar me punë në po të njëjtin shtet.
Kjo marrëveshje do të jetë në katër kopje, në anglisht, hindu, shqip dhe serbisht.
Njohja e ndërsjelltë mes Kosovës dhe Izraelit, është arritur më 4 shtator të vitit të kaluar në Washington.
Zyrtarizimi i njohjes së shtetit të Kosovës nga Izraeli e bën atë shtetin e 117 me radhë që njeh pavarësinë e Kosovës.