×
  • Lajme
  • Lajme

    Historiani Buxhovi tregon se a e quajti Rugova UÇK-në dorë të zgjatur të Serbisë

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Ndër vite, ish-Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u akuzua se gjatë dekadës para çlirimit të vendit e quajti Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dorë të zgjatur të Serbisë, dhe gjithashtu kërkoi ndalimin e bombardimeve të NATO-s në Serbi.

    Edhe sot, këto spekulime diskutohen ende. E, për të folur rreth tyre dhe jo vetëm, historian i njohur Jusuf Buxhovi ka qenë i ftuari i radhës në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”.

    “Unë mendoj se Rugova ka qenë i vetëdijshëm se do të vij deri te konflikti i armatosur, do të vij deri të lufta, por që ajo rrugë gjithsesi duhet të jetë e fundit dhe me sa më pak viktima të mundshme. Dhe, gjithsesi ai konfrontim me Serbinë të vij në rrethana kur amerikanët do të jenë në anën tonë, do të thotë pasi Millosheviqi të jetë demolizuar plotësisht, edhe teroia e tij hegjemoniste serbomadhe”, tha Buxhovi.

    Ai shtoi se Rugova që nga filimi ka dashur të jetë njeri i paqës, argument ky, që sipas Buxhovit, ka qenë më i madhi me të cilin mund të fitohej përkrahja ndërkombëtare.

    Duke shtuar se “Rugova e ka ditur që po ashtu duhet të jetë një krah militant brenda lëvizjes”, Buxhovi teksa e mohoi kategorikisht se Rugova ka qenë anti-UÇK, u përgjigj edhe rreth spekulimeve të lartëcekura, deklaratë kjo të cilën mund ta dëgjoni në vijim:

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka përshëndetur vendimin e PDK-së për të mos marrë pjesë në një koalicion paszgjedhor...
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti Haki Abazi ka publikuar një raport të deficitit tregtar, për të cilin thotë se është rritur në mënyrë eksponenciale vitin e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës , Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka vazhduar deklaratat e tij në lidhje me rritjen ekonomike në vend, duke thënë se gjatë...
    Ekonomi21 Shtator 2024
    Monedha europiane e mbyll javën në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike....
    Lajme21 Shtator 2024
    Luljeta Sharani, e cila jeton e vetme në Gjakovë, për emisionin “Real People” ka rrëfyer vuajtjet e luftës serbe dhe humbjen e...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shqipëria është vendi i dytë në botë për rritjen e numrit të turistëve të huaj në shtatë muajit e parë të këtij...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kavadarit ku realizoi takim me kryetarin...
    Lajme21 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat e luftës dhe theksoi progresin e Kosovës në promovimin e barazisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.