×
  • Opinione
  • Opinione

    Historia do ta mbajë mend këtë vendim dhe nuk do ta harrojë

    Lutfi Dervishi
    19 Mars 2025

    Nga: Lutfi Dervishi

    Babai i Hashim Thaçit do të varroset pa praninë e të birit. Gjykata Speciale nuk i ka dhëne leje të marrë pjesë në varrim. Nuk e lejojnë të qëndrojë pranë arkivolit, të vendosë dorën mbi supin e vëllait, të thote një fjalë të fundit për njeriun që e rriti dhe të hedhë një dorë dhé…

    Kjo prani e mohuar, është gozhdë jo në arkivolin e bacës Haxhi, por në të ardhmen e Kosovës

    Vendimi është një goditje e rëndë. Jo vetëm për familjen Thaçi, por për gjithë ata që besuan se drejtësia duhet të jetë e drejtë.

    Të ndalosh një bir nga nderimi i fundit është çnjerëzore. Nuk është drejtësi. Nuk është as ndëshkim. Është përçmim. Është një akt që nuk ka të bëjë më me ligjin.

    Indinjatë. Revoltë. Këto fjalë nuk përshkruajnë dhimbjen që shkakton një padrejtësi e tillë. Çdo shqiptar që ka humbur një prind e kupton peshën e kësaj tragjedie. Një popull që ka kaluar nëpër luftë, arratisje, varfëri, shtypje dhe mungesa e di çfarë do të thotë humbja. Dhe di që në atë moment të fundit, njeriu ka të drejtën të jetë pranë familjes.

    Por jo këtë herë.

    Jo për një njeri që luftoi dhe e pa vdekjen në sy. Jo për një njeri që gjykohet. Jo për një shqiptar që mbahet peng në Hagë.

    Gjykata Speciale po i tregon Kosovës se nuk ka vend për ndjenja. Nuk ka vend për humanizëm. Nuk ka vend për logjike. Ka vetëm rregulla të ftohta, vendime të thata, dhe një qëllim të qartë: të poshtërojnë, të thyejnë, të mohojnë çdo lloj dinjiteti.

    Por a mund të mohohet dinjiteti? A mund të ndalojnë shqiptarët së kujtuari e së nderuari të vdekurit e tyre?

    Jo.

    Sepse kjo nuk është vetëm një çështje personale. Kjo nuk është vetëm për Hashim Thaçin. Kjo është për Kosovën. Për atë që ajo përfaqëson, për sakrificën e një lufte që nuk mund të fshihet me vendime gjykatash.

    Drejtësia nuk mund të jetë vetëm ndëshkim. Drejtësia nuk mund të jetë vetëm për një palë. Dhe mbi të gjitha, drejtësia nuk mund të mohojë atë që është më themelore për një njeri: të japë lamtumirën e fundit.

    Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Dhe nuk do ta harrojë.

    Nga Rubrika
    Opinione22 Korrik 2025
    Nga: Agron Demi 50 tentime. 10 orë punë. 800.000 euro. Zero rezultat. Dje, më 21 korrik, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të...
    Opinione21 Korrik 2025
    Nga: Artan Behrami Kuvendi i Republikës së Kosovës në këto 49-të seanca është ndarë në: Këto parti që kemi mbetur në sallë...
    Opinione17 Korrik 2025
    Nga: Halil Matoshi Në Kosovë po shkohet kah shpërbamia e rendit kushtetues, ku shteti s’po trajtohet si sovran, por si nji entitet...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.