×
  • Lajme
  • Lajme

    Hipper: Rruga drejt Bashkimit Evropian për Kosovën e Serbinë shkon nëpërmjet dialogut

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, në konferencën e sotme, ka folur edhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ajo ka thënë se rruga drejt BE’së për të dyja vendet duhet të shkojë nëpërmjet këtij procesi, shkruan Reporteri.net.

    Hipper ka deklaruar se BE-ja është e përkushtuar ndaj dialogut Kosovë – Serbi.

    “Ne po vazhdojmë angazhimin. Emisari i BE-së për dialogu Peter Sorensen po bën vizitën e parë në Beograd. Do të jetë nga sot deri të mërkurën në Beograd. Kur bëhet fjalë për dialogun, ne jemi të përkushtuar që të shohim që rruga drejt BE-së për të dyja palët të shkojë nëpërmjet dialogu të lehtësuar. Këtu jemi në këtë fazë”, ka deklaruar Hipper.

    Hipper është pyetur për bashkëpunimin mes BE-së dhe SHBA-së për çështjen e Ballkanit Perëndimor dhe për dialogun.

    “BE-ja bashkëpunon me gjithë partnerët, përfshirë SHBA-në”, ka deklaruar ajo.

    Hipper ka thënë se ka kontakt me administratën e re amerikane, por nuk ka dashur të hyjë në detaje.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të intervenojnë sot në disa zona të Prishtinës. Ekipet do...
    Lajme26 Mars 2025
    Analisti politik, Halil Matoshi për FrontOnline derisa flet për formimin e institucioneve të reja dhe rreth mundësisë së partneriteve për ta formuar...
    Lajme26 Mars 2025
    Deputetja e zgjedhur nga NISMA, Xhevahire Izmaku, për FrontOnline ka folur rreth formimit të Qeverisë së re dhe mundësisë së një bashkëpunimi...
    Të tjera
    Sport26 Mars 2025
    Argjentina siguroi kualifikimin në Kupën e Botës 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur rivalët e përjetshëm, Brazilin, me...
    Bota/Rajoni26 Mars 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka ndërmarrë një hap të diskutueshëm duke ndryshuar ligjin zgjedhor përmes një urdhri...
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova është tronditur në tri ditët e fundit me vrasjet të cilat kanë ndodhur, ku kanë humbur jetën katër persona. Në lidhje...
    Kronika26 Mars 2025
    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar një grua në Ferizaj. Rastin në...
    Kronika26 Mars 2025
    Një grua është zhdukur në Deçan nga 22 marsi. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se gruaja në fjalë është larguar nga...
    Lajme26 Mars 2025
    Në seancën e rigjykimit të martën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, në gjykimin ndaj të akuzurit për krime lufte në Istog, Çaslav...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.