Startupi britanik Viritech ka njoftuar planet e tij për të ardhmen, të cilat përfshijnë, ndër të tjera, hiper makinën Apricale me qeliza djegëse të hidrogjenit. Në njoftimin e shkurtër thuhet se është një hiper veturë me 1100 kuaj fuqi dhe një shpejtësi maksimale prej më shumë se 200 milje në orë (322 km/h).
Prototipi i parë do të shfaqet në vitin 2022, ndërsa modeli serial mund të pritet gjatë vitit 2023. Seria do të jetë i kufizuar në vetëm 25 kopje, dhe secila do të kushtojë 1.5 milion funte (pa përfshirë taksat). Përveç kësaj, Viritech po njofton edhe dy automjete të tjera me qelizave djegëse, një kamion Jovian dhe një SUV të familjes Tellaro./FrontOnline/