Prodhuesi i veturave Estrema njofton se së shpejti do të prezantojë hiper makinën elektrike Fulmine, dërgesat e së cilës do të fillojnë gjithsesi në gjysmën e dytë të vitit 2023 (së pari në një seri të kufizuar prej 61 kopjesh).
Fulmine vjen me katër motorë elektrikë dhe një total prej 1500 kW / 2040 kuaj fuqi, të cilat do të jenë të mjaftueshme për të përshpejtuar nga 0 në 320 km/h në më pak se 10 sekonda.
Sipas lajmit të shkurtër, me një karikim të baterive 100 kWh, kjo hiper veturë me peshë rreth 1500 kg do të jetë në gjendje të mbulojë deri në 520 km. Makina do të prodhohet në Modena, Itali, dhe pas projektit qëndron biznesmeni Gianfranco Pizzuto, i cili dikur investoi në Fisker Automotive./FrontOnline/