×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hill: Trump dëshiron të bashkojë forcat me Putinin kundër Kinës

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Presidenti amerikan, Donald Trump, do të fokusohej gjatë mandatit të dytë në këtë pozitë, që ta kthente presidentin rus, Vladimir Putin në anën e tij, teksa përballet me Kinën, ka thënë ish-këshilltarja e tij, Fiona Hill.

    Hill, që ka qenë e angazhuar për çështjet e Rusisë dhe Evropës në Këshillin për Siguri Kombëtare, ka thënë se ky synim ka qenë mbrapa shtyrjes përpara të idesë së Trumpit për të ftuar Putinin në takimin e ardhshëm në Grupin e Shtatë Vendeve më të Industrializuara (G7).

    “Trump me të vërtetë synon ta ketë Putinin, për të bashkuar forcat (ndaj Kinës)”, ka thënë Hill gjatë një diskutimi me një profesor të Universitetit Standford dhe ish-ambasadorin amerikan në Ukrainë, Steven Pifer.

    “Pra mbrapa deklarimeve të ndryshime si ‘ju lutem ejani në vizitë’, faza tjetër për kontrollin e armëve do të jetë rreth Kinës” ka thënë ajo.

    Mirëpo Hill ka thënë se Putin do të “nervozohej” pas një kërkese të tillë për t’u bashkuar kundër vendit fqinj më të madh në lindje.

    “Rusët nuk e duan me të vërtetë këtë”.

    Trump ka nisur fushatë kundër Kinës prej kur ka ardhur në pushtet më 2017, duke nisur luftë tregtare kundër Pekinit, dhe duke rritur tensionet këtij vit përmes vënies së ndalesës ndaj disa kompanive kineze të teknologjisë.

    Administrata Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare, duke përfshirë spiunazhin industrial, transferet teknologjike dhe subvencione për ndërmarrjet shtetërore.

    Ai po ashtu ka akuzuar kompanitë teknologjike kineze për spiunim për Qeverinë kineze.

    Teksa tensionet me Kinën janë përshkallëzuar këtë verë, Trump ka njoftuar se do ta ftojë Putinën në takimin e radhës të G7-ës, pavarësisht kundërshtimeve të liderëve tjerë.

    Grupi G7 përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe Kanadaja.

    Ky grup ka përjashtuar Rusinë nga ajo që është njohur si G8, më 2015 për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina. /Rel

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, raportet ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës i konsideron të mira duke theksuar se ka një komunikim...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar këtë javë një sërë emrash që do të drejtojnë agjencitë që trajtojnë çështje të sigurisë...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Izraeli i kreu të enjten dy sulme ajrore në një lagje në perëndim të Damaskut dhe në periferi të kryeqytetit, duke i...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj, Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit  të Doracakëve “Edukimi...
    Vip14 Nëntor 2024
    Ani pse tentuan të sqaroheshin, siç duket Ana dhe Kevin ende nuk i kanë mbaruar zënkat. Kevin e quajti fals një sjellje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, mbrëmë ka zhvilluar një darkë pune me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajorin Enrico Barduani. Siç njoftoi Osmani, në takim, veç...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Prishtinës dhe Skenderajt, edhe Komuna e Fushë-Kosovës ka marrë marrë vendim për mosaplikimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti...
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Teksa Gjesti ishte duke ngrënë bukë, Xheneta iu afrua dhe e puthte duke e uruar që ata ushqim, t’i bëhej dashuri ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.