×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Hill: Në dialogun Kosovë – Serbi duhet të jenë prezente të gjitha elementet

    FrontOnline
    22 Maj 2022

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai tha se mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet mes Kosovës e Serbisë është dialogu me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, teksa shtoi se në tryezën e bisedimeve duhet të jenë të gjitha elementet.

    “Nuk mund të flitet “dua të flas për këtë, por nuk do të flas për këtë”, por ende nuk e kamë parë angazhimin e të dy palëve për këtë”, ka thënë Hill, shkruan N1, transmeton Klankosova.tv.

    Tutje, Hill tha se është i dekurajuar kur sheh që njëra palë dëshiron diçka, ndërsa pala tjetër nuk do që për të njëjtën të flitet në tavolinë.

    Më tej, ai ka folur edhe për situatën në Ukrainë, teksa shtoi se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, ku bëri thirrje që ajo që ka ndodhur në Kosovë më 1999, të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

    Ai foli edhe për situatën e shtetit serb, ku tha se është momenti që Serbia ta zgjedh veç një rrugë, atë drejt Perëndimit.

    “Serbët duhet ta vendosin këtë, dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto i them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit, por edhe në bazë të deklaratave. nga presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiq”, tha Hill.

    Stresi thotë se Vivien s’ka fuqi pa Getinjon, pajtohet Lugati
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.