×
  • Lajme
  • Lajme

    Hill: Duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2024

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se duhet bërë shumë për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Hill theksoi se është e rëndësishme të mbështetet dialogu i udhëhequr nga BE-ja, transmeton Klankosova.tv.

    “Është shumë e rëndësishme që ato procese të fillojnë dhe të krijohen kushte për normalizimin e marrëdhënieve. Por padyshim që ka shumë punë për të bërë. Kjo është diçka që është pjesë e kësaj administrate aktuale, por edhe asaj të radhës, sepse problemi nuk mund të zgjidhet menjëherë. Duhet të punohet shumë për të arritur statusin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Hill, raporton Kosovo Online.

    Ambasadori amerikan në Serbi shtoi se i dërguari i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka bërë shumë propozime pozitive për tema të shumta, duke përfshirë edhe formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

    “Këto janë gjëra që ai i ka nisur që në fillim dhe duhet të zbatohen. Më vonë, nëse të gjithë bëjnë atë që sugjeroi Lajçak, do të jemi në një vend më të mirë. Natyrisht, kemi humbur kohë për arsye të shumta, por duhet t’i rikthehemi punës”, deklaroi ai, transmeton Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Lajme19 Nëntor 2024
    Anëtari i Komisionit Parlamentar për Bujqësi nga radhët e PDK-së, Isak Shabani, ka kritikuar Qeverinë ‘Kurti’, duke thënë se keqpërdorimi i mjeteve...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka bërë të ditur se ambasadori i Hungarisë në Prishtinë, Bela Bozsik organizoi një drekë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Derisa Black Friday po afrohet, LAKESIDE HOTEL&SPA, ka përgaditur një super ofertë për ju. Me vetëm 59 euro për çift, ju do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Administrata e presidentit Biden, i ka bërë thirrje Turqisë që të mos presë anëtarët e udhëheqësisë së Hamasit. Kjo pasi dolën raporte...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Njëqind mijë euro subvencione për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit dhe po aq për dajën e kësaj të fundit. Këto...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Radmila Sekerinska për emërimin e saj si zëvendësshefen e përgjithshme e NATO-s. Osmani përmes...
    Sport19 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës e di tashmë përafërsisht se me cilin kundërshtar mund të ndeshet në “play-off”-in e Ligës së Kombeve. “Dardanët” kanë...
    Lajme19 Nëntor 2024
    Në seancën gjyqësore për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët Shefqet dhe Isa Mehmetaj, kanë rrëfyer se si ishin sjell në natën...
    Bota/Rajoni19 Nëntor 2024
    Presidenti shqiptar Bajram Begaj, nesër (e mërkurë) do të nis konsultimet për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të vitit 2025, me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.