×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Hija” e Vuçiçit mbi të, prokuroria e Serbisë hap hetim për flamurin e UÇK në protestë

    FrontOnline
    17 Mars 2025

    Prokuroria e lartë publike në Beograd ka hapur një hetim lidhur me shpalosjen e një flamuri me stemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në protestën më të madhe të zhvilluar ndonjëherë në Serbi. Kështu raporton televizioni publik serb, duke saktësuar se policia është urdhëruar që të identifikojë personat që e valvitën atë më 15 mars në Beograd, bashkë me flamujt e NATO-s, BE-së dhe LGBT-së.

    Sipas njoftimit të prokurorisë, “policisë serbe i është dërguar një kërkesë për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, me urdhër për marrjen e të gjitha veprimeve dhe masave operative në përputhje me kompetencat ligjore për ndjekjen penale të autorëve të veprës penale të nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës kombëtare, racore dhe fetare nga neni 317 i Kodit Penal”.

    Megjithatë është i paqartë konteksti i shpalosjes së flamurit të UÇK-së, pasi në të është stampuar edhe një hije e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjë e cila të lë të kuptosh se mund të jetë përdorur për të pretenduar se Vuçiç është shqiptar nga babai, siç është paraqitur nga disa pankarta të tjera të protestuesve. (A2 Televizion)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Mediumi zviceran “Blick.ch” ka publikuar sot një artikull për sasinë e madhe të cigareve të kontrabanduara që futen në Zvicër. Kosova është...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    Një fëmijë 10 vjeçar ka vdekur dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2025
    SPAK godet grupin kriminal që trafikoi 6 tonë kokainë me vlerë tregu 411 milionë euro nga Ekuadori e Kolumbia drejt vendeve të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, e ka konfirmuar takimin e sotëm me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. Limaj tha se në takim...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari nga radhët e PDK-së, ka deklaruar se asnjë i ri apo e...
    Lajme26 Korrik 2025
    Pak para seancës, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka denoncuar një tjetër incident, duke thënë se është përballur me një burrë që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se do ta votonte kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputetja e zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së natës që mbahet në tentativën...
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të qindra vatrave zjarri në komuna të ndryshme të vendit, duke i cilësuar...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.