Gjatë ditës së sotme në prani të përfaqësuesve të klubeve është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave.
Duke pasur parasysh se në këtë fazë janë vetëm tri skuadra, Kosova VR pati fatin që të kalojë direkt në finale të Kupës.
Kësisoj në gjysmëfinale do të përballen Mitrovica dhe A&N.
Ballafaqimi i parë do të zhvillohet të mërkurën më 28 prill.
Në çerekfinale Kosova VR arriti ta eliminojë Malishevën, me rezultat 5:4, derisa A&N e mundi Bazelin 2015, me shifrat 5:0 dhe Mitrovica triumfoi bindshëm ndaj Jakovës, me rezultat 9:0.