Në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për kampanjën eliminatore për Kampionatin Botëror 2023 në kategorinë e femrave.
Kjo kampanjë do të jetë e përbërë nga nëntë grupe, raporton FrontOnline.
51 kombëtare janë të ndara në gjashtë grupe prej gjashtë skuadrash dhe tri të tjera nga pesë skuadra.
Në këtë cikël eliminator janë të përfshira edhe Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.
“Dardanet” dhe vashat kuqezi janë së bashku në grupin F.
Përveç Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë grup ndodhen edhe Norvegjia, Belgjika, Polonia dhe Armenia.
Ndeshjet e kësaj kampanje nisin nga shtatori i këtij viti dhe mbyllen në shtatorin e vitit të ardhshëm./FrontOnline/