×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarët e arrestuar planifikonin që të merrnin ryshfet 25 mijë € për aplikues

    FrontOnline
    26 Shkurt 2021

    Një nga të arrestuarit e paktë që nuk është zyrtar është Sali Statovci. Ai është vëllai i Luan Statovcit, drejtorit të pagesave në AZHB, i cili është po ashtu i arrestuar.

    Fillimisht ai, sipas hetuesisë nuk kishte qenë i dyshuar, por është inkriminuar në fazën e hetimit kur zyrtarët ishin nën vëzhgim.

    “I pandehuri Salih Statovci dyshohet se i ka ndihmuar vëllait të tij Luanit në fshehjen e provave, konkretisht të parave të cilat i ka përfituar përmes marrjes se ryshfetit, pasi që Luani vazhdimisht gjatë aplikimit të masave të fshehta të hetimit dëgjohet duke thënë së ka në posedim shumën e parave në vlerë prej rreth 600 mijë euro”, thuhet aty.

    Një rast, sipas një dëshmitari, hetuesia thotë së për të përfituar subvencionin në vlerë 90 mijë eurosh kërkoheshin 30 mijë euro ryshfet.

    Vëzhgimet e videoincizimet sipas hetuesisë dëshmojnë së këta zyrtarë planifikonin që edhe në vitin 2021 të merrnin edhe në raste të tjera ryshfet.

    “Berat Nika dhe Hasan Maxharraj, të cilët bisedojnë, duke deklaruar se në disa raste së kanë marrë nga persona të cilët kanë aplikuar për subvencione, duke i përmendur të njëjtit me emra dhe duke përmendur shuma të ndryshme të parave për të cilat thonë së i kanë marrë nga ta dhe po ashtu duke bërë plane që në vitin 2021 të marrin ryshfet shuma të parave prej 25 mijë euro për aplikues”, thuhet në këtë dokument, raporton Koha.net.

    Mbi këtë argumentim, prokurori i rastit Rafet Halimi ka kërkuar që 11 të arrestuarve t’u caktohet masa e paraburgimit.

    Për këtë kërkesë, Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot gjatë ditës.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, sidomos krejtësisht në mbrëmje....
    Lajme12 Nëntor 2024
    Komentatorja politike, Shqipe Pantina, teksa ka komentuar listën zgjedhore të PDK-së, ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën. “Është kandidu nga PDK...
    Të tjera
    Lajme12 Nëntor 2024
    Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se Kosova ka nevojë për zhvillim dhe se për të pasur zhvillim duhet...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka folur për programin politik të ekonomisë, që LDK e shpalosi në detaje të...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës njoftoi në orët e mbrëmjes për arrestimin e dy personave të dyshuar për rastin e vrasjes që ndodhi në...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Miliarderi Elon Musk të martën u bë pjesë e debatit të nxehtë rreth politikës mbi emigracionin të qeverisë italiane, duke komentuar mbi...
    Lajme12 Nëntor 2024
    Deputetit të AAK-së, Bekë Berisha, i ka vdekur nëna para pak çastesh në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK. Merret vesh që tashmë...
    Bota/Rajoni12 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha të hënën një zyrtari të lartë izraelit se hapat që Izraeli ka ndërmarrë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.