×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetimi për Banjskën sfidë kyçe për integrimin evropian të Serbisë

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Ndjekja penale për sulmin terrorist në Banjskë mbetet një ndër testet kyçe për Serbinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Ky është një mesazh i përsëritur nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe i pasqyruar në raportet e institucioneve evropiane për vendin.

    Prokurori publik i Prokurorisë së Lartë në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar se vendimi për ngritjen e aktakuzës ndaj Milan Radoiçiqit do të merret deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Radoiçiq ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr grupin që kreu sulmin terrorist.

    Avokati nga Beogradi Çedomir Stojkoviq thekson se hetimi ka kaluar kufirin ligjor prej gjashtë muajsh dhe se, duke pasur parasysh pranimin e të dyshuarit, procedura mund të ishte përfunduar me shpejtësi.

    “Ka kaluar më shumë se një vit nga ngjarja në Banjskë, dhe hetimi ende nuk është përfunduar. Sipas ligjit, ai duhej të përfundonte brenda gjashtë muajve. Duke pasur parasysh pranimin e të dyshuarit, është e qartë se gjithçka mund të kishte përfunduar menjëherë, dhe procedurat për ngritjen e aktakuzës mund të ishin nisur. Ky vonim është rezultat i arsyeve politike”, ka theksuar Stojkoviq.

    Pozita e Bashkimit Evropian është e qartë se presin nga Serbia “të sigurojë përgjegjësinë e plotë për autorët e sulmit në Banjskë”. Lidhur me këtë, Sofija Popoviq nga portali European Western Balkans, tha se mesazhi lidhur me Banjsken është përsëritur vazhdimisht nga politikanë evropianë dhe është reflektuar në raportet e institucioneve evropiane për Serbinë.

    “Disa shtete anëtare të BE-së argumentojnë se Serbia nuk duhet të hapë një klaster të ri në negociata, duke përmendur sfidat e sundimit të ligjit dhe refuzimin e saj për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Megjithatë, disa shtete anëtare përmendin edhe gjendjen në dialog, si dhe mungesën e ndjekjes penale për Banjskën si arsye për të menduar se a duhet negociatat të vazhdojnë përpara”, tha ajo.

    Sipas Popoviq, arrestimi i Radoiçiqit nuk është pikat konkrete si kusht për anëtarësim, por BE-ja e sheh këtë rast si një shkelje ne kuadër të konceptit të dialogut.

    “Në këtë kontekst, deklarata e Prokurorit Stefanoviq për ndjekjen penale të Radoiçiq në janar mund të shihet si përpjekje për të dhënë sinjal ndaj BE-së për përgjegjshmëri, ndërkohë që Serbia kërkon të avancojë në hapjen e klasterit. Megjithatë, arrestimi i Radoiçiq nuk përbën kusht të drejtpërdrejtë për anëtarësim, por ka dëmtuar rëndë konceptin e dialogut. Është e qartë se BE-ja kërkon përfundimin e hetimeve dhe ndjekjen penale nga Serbia për të mundësuar përparim në procesin e integrimit”, shpjegon Popoviq.

    Pas ngjarjes në Banjskë, Radoiçiq, përmes avokatit të tij, pranoi se kishte organizuar dhe armatosur një grup serbësh që morën pjesë në sulmin terrorist. Pavarësisht këtij pranimi, ai u lirua, me ndalimin e daljes nga vendi.

    Siç deklaroi kryeprokurori Stefanoviq, aktualisht po përcaktohen të gjitha faktet dhe rrethanat që lidhen me sulmin në Banjskë, si dhe pretendimet që i dyshuari ka paraqitur gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria. Në Serbi, Radoiçiqit i ngarkohen disa vepra penale, përfshirë bashkëpunimin për kryerjen e veprave penale, prodhimin dhe tregtinë e paligjshme të armëve, si dhe vepra të rënda kundër sigurisë publike.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Laura Nushi, drejtoreshë e Spitalit të Mitrovicës, ka thënë se tre prej zyrtarëve policorë janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor pas...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një kamionete dhe një veture në fshatin Vulljakë te Guri i Zi,...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Dy nga policët e lënduar nga aksidenti në fshatin Grabovc në veri të Kosovës tashmë janë sjellë për trajtim ën Qendrën Klinike...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Dhjetor 2024
    Shqipëria do të hapë më 17 dhjetor negociatat me BE-në për grup-kapitullin 6: Marrëdhëniet e jashtme. Lajmi është dhënë nga Presidenca hungareze...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Autoblinda e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës ka rënë nga ura, në vetaksidentin që ndodhi sonte rreth orës 20:00, në...
    Sport13 Dhjetor 2024
    Pep Guardiola përmendi magjinë e Michael Jordan me Chicago Bulls teksa foli për mungesën e Rodrit nga skuadra e tij e Manchester...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Kevini është i lumtur për pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova 3. Ai thotë se është krenar për atë se çka ka...
    Lajme13 Dhjetor 2024
    Një autoblindë e Policisë së Kosovës është vetaksidentuar sonte rreth orës 20:00 në fshatin Grabovc të Zveçanit. Rastin në fjalë për Front...
    Vip13 Dhjetor 2024
    Kevini ishte banori i radhës që është eliminuar nga Big Brother VIP Kosova 3. Ai u shpreh i lumtur që arriti të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.