×
  • Lajme
  • Lajme

    Hetimet për sul*min në kanalin e Ibër-Lepencit, FBI: Pala kosovare të kontaktohet për çfarëdo informacioni

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2024

    Byroja Federale për Hetime (FBI) është përfshirë në hetimet që po ndodhin për sulmin e 29 nëntorit në strukturën e kanalit të Ibër-Lepencit në komunën veriore të Zubin Potokut. Këtë e kanë konfirmuar të dy ambasadorët e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd, Jeff Hovenier dhe Christopher Hill.

    Lidhur me këtë përfshirje amerikane në hetimin e këtij sulmi të ndodhur në infrastrukturën kritike të Republikës së Kosovës, Gazeta Express ka dërguar pyetje në selinë qendrore të FBI në Ëashington.

    Në një përgjigje për Gazetën Express nga Zyra Kombëtare e Shtypit e FBI-së kanë thënë se për detaje të përfshirjes së hetimit të FBI në hetimin për sulmin në Zubin Potok, duhet kërkuar informacione tek autoritetet lokale.

    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë të dhënë para katër ditësh, kishte konfirmuar se SHBA kishte sjellë FBI-në në Kosovë për të bashkëpunuar me organet e zbatimit të ligjit në Kosovë për të hetuar sulmin e ndodhur në Zubin Potok.

    “Ne kemi ofruar dhe kemi sjellë mbështetjen e FBI-së këtu në Kosovë tani për të punuar drejtpërdrejt dhe me orat të plotë me organet e zbatimit të ligjit të Kosovës për të ndihmuar në identifikimin e përgjegjësve dhe për të siguruar që ky hetim të jetë i besueshëm, i plotë dhe të çojë në përfundimet e duhura”, ka thënë Hovenier më 20 dhjetor.

    Para kësaj, Hovenier më 2 dhjetor pas një takimi që kishte pasur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se është shumë herët të përcaktohet se kush është përgjegjës për sulmin në Zubin Potok.

    Ndryshe nga Hovenier që s’ka folur në detaje për hetimin, ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se SHBA s’sheh asnjë provë që do të çonin në Beograd sa i përket përgjegjësisë për sulmin në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.

    “Ne sigurisht nuk shohim asnjë provë e cila do të çonte në Beograd, por dikush e bëri atë dhe duhet të kryhet një hetim i plotë.” Ka deklaruar Christopher Hill, në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, RTS.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, menjëherë pas sulmit kishte bërë përgjegjës Beogradin zyrtar, duke e quajtur sulmin edhe si luftë kinetike dhe duke e krahasuar me metodat që Rusia po përdor në luftën kundër Ukrainës.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj në emisionin "Context" të ATV-së, ka thënë se politika e jashtme do të...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes. Ai ka thënë se Krishtlindja është festë...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Një bombol gazi ka shpërthyer në një lokal, në rrugën "Mark Sopi" në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime...
    Të tjera
    Vip24 Dhjetor 2024
    Një çift gazmorë sonte po bëhet pjesë e “BBVA”. Është Briseida, e cila me profesion është doktorësh dhe i dashuri i saj...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Tradita e Top Channel vazhdon… dhe këtë vit me një surprizë të madhe për të gjithë shqiptarët. Këngëtarja e madhe shqiptare, Parashqevi...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Gjashtë banorë të rinj do t’i bashkohen sonte shtëpisë së Big Brother VIP Albania. Këtë e bëri të ditur vetë drejtuesi i...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, deklaroi se dështimi i Perëndimit për ta ndëshkuar Serbinë po krijon një situatë të rrezikshme...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cole Palmer vazhdon të bëjë një shaka sikur ai nuk ka kujdes në botë, por një nga shokët e tij të skuadrës...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardhë u duhet të presin deri në 30 minuta. Ndërkaq në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.