Përparim Hetemaj është shumë afër ta regjistrojë një shifër historike në kampionatin elitar italian, Serie A.
Futbollisti shqiptar pritet të arrijë në kuotën e 300 ndeshjeve në Serie A, shkruan FrontOnline.
Ish-reprezentuesi i Finlandës, dje (e hëne), bëri paraqitjen e 294-t në Serie A, në ndeshjen Benevento – Sassuolo.
Vetëm këtë edicion, shqiptari është paraqitur në 25 ndeshje, derisa këtë edicion, mund ta arrijë numrin 300 të paraqitjeve.
Me klube si Brescia, Chievo dhe tash Benevento, Hetemaj është paraqitur në dhjetë edicione në Serie A./FrontOnline/