×
  • Lajme
  • Lajme

    Heshtja e shtetit: Roja e Radojiçiqit mbyti prindërit e kryepolicit

    FrontOnline
    08 Qershor 2025

    Tash e 18 muaj, Serbia e strehon e i ofron mbrojtje, Millan Radojiçiqit, dhe grupit të tij paramilitar që sulmuan Kosovën më 24 shtator 2023, në Banjskë.

    Për aktin terrorist, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në mungesë grupit terrorist të udhëhequr nga vetë Radojiçiq, të cilin Beogradi, refuzon ta ekstradojë në Prishtinë.

    E duke qenë se jeton i lirë, ish-nënkryetari i Listës Serbe, ka sigurim personal, dhe lëviz me eskortë nëpër Serbi.

    Shpesh e bënë rrugën edhe drejt Kopaonikut, ku sipas informacioneve të Klan Kosovës, kalon shumë kohë.

    Në këtë relacion, derisa po lëvizte nga Brusi në Kopaonik, më 21 mars, një makinë nga eskorta e kryeterroristit; doli nga njëra korsi, dhe goditi një makinë ku ishin dy veta, duke i lënduar rëndë.

    Rasti që u raportua vetëm nga media siç është gazeta serbe”Radar” u hesht krejt nga shteti, dhe nga mediat pro-pushtetare.

    Kurse me 8 prill, po e njëjta gazetë raportoi se gruaja, që ishte bashkë me bashkëshortin e saj, vdiq nga plagët, dhe ky çift u zbulua se janë prindërit e njërit prej njerëzve më të rëndësishëm të policisë së Beogradit, por, pavarësisht kësaj rasti është heshtur krejt.

    Ndërkohë më 2 qershor u raportua se vdiq edhe babai i kryepolicit në kryeqytetin serb, që u lëndua më 21 mars, nga goditja e rojës së Radojiçiqit.

    Personi që i mbyti prindërit e zyrtarit të lartë policor serb, rast ky që është heshtur në mënyrë speciale nga struktura shtetërore, është Millosh Milenkoviq, truproje jo-formale e Radojiçiqit.

    Ai bashkë me krye-terroristin, që kreu aktin e agresionit në Banjskë, është në mesin e 45 personave të akuzuar në një akt-akuzues kapital nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si pjesmarrës e organizator të sulmit në Banjskë të Zveçanit

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Hetuesit e IPK-së janë njoftuar sot në orët e mbrëmjes nga Policia e Kosovës për një aksident trafiku. Një zyrtar policor është...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka reaguar pas një përplasjeje që ka ndodhur sot në lokalin “Home” në Prishtinë. Ajo pretendon...
    Lajme25 Korrik 2025
    Disa vatra zjarri kanë kapluar fshatin Pakashticë të komunës së Podujevës pasditen e kësaj të premteje. Lajmin e ka bërë të ditur...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor, i cili ishte i angazhuar në pikëkalimin kufitar në...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se qytetari Agim Pllashniku është liruar pas intervistimit në stacionin policor, në lidhje me protestën...
    Lajme25 Korrik 2025
    Astrit Ibrahimi, fotografi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi të veçantë të realizuar më herët për ish-shefin e...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e LDK, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ashpër ndaj asaj që ajo e quan sabotim të qëllimshëm të procedurave parlamentare nga...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe...
    Lajme25 Korrik 2025
    Në gjykimin ndaj Dejan Pantiq, Milun Milenkoviq – Llune, Alesander Vllajiq dhe Momir Vakiq, të akuzuar për sulmin terrorist ndaj zyrave të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.