Pas shitjes së 24 kopjeve të Venom F5 Coupe shumë kohë më parë, amerikani Hennessey së shpejti do të prezantojë Venom F5 Roadster.
Hennessey do të shfaqë Venom F5 Roadster më 19 gusht, gjatë ngjarjes së Javës së Makinave Monterey në Amerikë.
Motori këtu do të jetë një turbo dyfishtë V8 6.6 litra me 1817 kuaj fuqi dhe 1617 Nm, me një kuti marshi CIMA me 7 shpejtësi, me tërheqje të pasme dhe diferencial LSD.
Kujtojmë se Venom F5 Coupe arriti 437.1 km/h gjatë testeve në Florida në shkurt të këtij viti.
Dhe Venom F5 Roadster do të prodhohet në një seri më të kufizuar, por ende nuk dihet se sa do të kushtojë. Në çdo rast, shuma pritet të jetë më e lartë se kostoja prej 2.1 milionë dollarësh Venom F5 Coupe./FrontOnline/