Modelja shqiptare Heidi Lushtaku rreth një muaj më parë bëri të ditur lajmin që është bërë nënë për herë të parë duke konfirmuar kështu edhe lidhje me futbollistin turk, Merih Demiral.
Ndërkohë, së fundmi modelja ka lënë të kuptohet se pasi janë bërë prindër dyshja kanë kurorëzuar dashurinë e tyre edhe me martesë.
Këto dyshime janë nxitur nga vet modelja e cila ka ndryshuar mbiemrin e saj në Instagram ku tani figuron ‘Heidi Demiral’.
Ndërkohë, në biografinë e llogarisë ajo ka shkruar gjithashtu “nënë dhe e martuar”.
Megjithatë çifti nuk kanë publikuar ende ndonjë imazh apo nuk dihet nëse kanë organizuar ndonjë ceremoni private për të festuar ditën e tyre të veçantë.
Ndryshe, kujtojmë që Heidi më parë ishte e fejuar me boksierin shqiptar, Robin Krasniqin.