Modelja dhe prezantuesja gjermane, Heidi Klum shpesh ndan fragmente të jetës së saj me ndjekësit besnikë në rrjetet sociale. Së fundmi këtu përfshihen shumë foto në edicionet verore që bëjnë kombinime të rralla.
Në postimin e fundit të tillë, Klum ka shpërndarë në Instagram një video që zgjat vetëm disa sekonda. Heidi u filmua në një shezlong nën palma, dhe ajo kishte veshur një bikini portokalli-rozë. Në video, modelja ulet me këmbët e hapura dhe shtrihet mbrapa në mënyrë që të mos i duket fytyra.
“E hënë”, është gjithçka që ka shkruar Klum me videon. Modelja ka vendosur celularin me të cilin është realizuar videoja mes këmbëve të shtrira, në mënyrë që në plan të parë të ishte fundi i bikinit, i cili mezi i mbulonte pikat strategjike.
Heidi dhe Tom, i cili është një muzikant, u martuan në vitin 2019 pas dy vitesh lidhje. Ata shpesh postojnë foto të përbashkëta në rrjetet sociale dhe nuk e fshehin se janë ende shumë të dashuruar./FrontOnline/