Heidi Klum hyri në Instagram të enjten (14 korrik) për të ndarë një foto topless e veshur vetëm me bikini në pjesën e poshtme.
Modelja 49-vjeçare mbuloi gjoksin me flokët e saj të gjatë bionde, ndërsa tregonte barkun e sheshtë.
“Djalosh është nxehtë”, shkroi Heidi në mbishkrimin për rreth 9.7 milionë ndjekësit e saj duke përdorur një ’emoji‘ dielli bashkangjitur në postim.
Në sfond të fotos shihej një lëndinë e pjerrët, pyll i gjelbëruar dhe mal, transmeton DailyMail.
Heidi dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz, 32 vjeç, kanë qenë duke pushuar në Evropë ndërsa modelja ka dokumentuar aventurat e saj në rrjetet sociale.
Gjyqtarja e “America’s Got Talent” ishte një nëna krenare të shtunën teksa shikonte vajzën e saj Leni, 18 vjeçe, duke ecur në sfilatën e modës “Dolce & Gabbana” në Sicili të Italisë.
View this post on Instagram
Klum hyri në rrjetet e saj sociale për të ndarë fotografitë e ditës speciale teksa u bashkua me vajzën e saj në prapaskenë për t’i dhënë mbështetje morale.
Leni dukej mbresëlënëse me një veshje të zi me korse që ishte vendosur mbi një bluzë dantelle dhe mini fund saten.
Marka luksoze e modës festoi 10-vjetorin e labelit të tyre “Haute Couture Alta Moda” me shfaqjen ekstravagante përpara Katedrales së Sirakuzës në Sirakuza të Sicili.
Heidi u ul në rreshtin e parë përkrah yjeve të tjerë si Mariah Carey, Sharon Stone, Helen Mirren dhe Lupita Nyong’o.
Babai i Lenit është biznesmeni italian Flavio Briatore, 72 vjeç. Heidi ka gjithashtu djem Henry, 16, dhe Johan, 15, dhe vajzën Lou, 12, me ish-bashkëshortin tjetër Seal.
Kitaristi i “Tokio Hotel” Tom dhe Heidi dolën publikisht me lidhjen e tyre në maj 2018 dhe u martuan në mënyrë private në shkurt 2019 duke e ndjekur më pas nga një ceremoni martese në bordin e një jahti në Itali në 2019.