Aeroporti, Charles de Gaulle i Parisit paraprakisht arriti Heathrowin e Londrës dhe zbarkoi në krye të listës së aeroporteve më të ngarkuara të Evropës, në një kohë të kërkesës në rënie për transportin ajror për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Në nëntë muajt e parë, Heathrow regjistroi 19 milionë pasagjerë gjersa i Parisit 19.3 milionë, tha kompania londineze në një deklaratë, raporton theguardian.
Ata shtojnë se aeroporti i Amsterdamit, Schiphol dhe i Frankfurtit, zënë pozitën e tretë, gjegjësisht të katërt, transmeton Telegrafi.
Të tre konkurrentët prezantuan testimin COVID-19 për të shkurtuar ose shmangur karantinën. Sidoqoftë, Britania ka qenë “shumë e ngadaltë në futjen e një sistemi testimi” dhe tani është prapa të tjerëve, theksojnë ata.
Ata gjithashtu thonë se në periudhën tre-mujore deri në fund të shtatorit, numri i udhëtarëve ra me 84 për qind dhe humbja u rrit në 2.5 miliardë euro.