Kryetari i Komunës së Gjilanit ka përkujtuar dhjetë martirët e Zhegrës në 22 vjetorin e rënies.
Haziri në një postim në “Facebook”, ka shkruar se dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Ai është shprehur se Zhegra historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit.
“Dhjetë martirët e Zhegrës u sakrifikuan 22 vite më parë për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Zhegra, historikisht ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë për sakrificën e tyre. Lavdi!”, ka shkruar Haziri./Front Online.