Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se beson së në javën e ardhshme mund të shpallen kandidaturat për kryetar të LDK-së.
“Besoj javën e ardhshme mund të shpallen kandidadurat për kryetar të LDK-së. Kuvendi mund të mbahet shumë shpejtë, nuk ka datë por angazhimet momentale janë që teknikisht dhe formalisht me u ftu Kuvendi”, ka thënë Haziri në Klan Kosova, shkruan Front Online.
Ai ka deklruar se brenda një ditë mund të zgjidhen të gjitha çështjet.
I pyetur se a është kandidat për kryetar të LDK-së, ai ka deklaruar se këtë do ta bën me dije ën fillim të javës së ardhshme.
“Në fillim të javës së ardhshme do ta bëjë me dije. Neve na kanë bërë edhe ashtu pretendent edhe struktura edhe mediat edhe të tjerët”, është shprehur Haziri./Front Online.