×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Po vazhdojmë të gjejmë zgjidhje për presidentin –Opozita s’i ka votat ta rrëzojë Qeverinë

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri.

    Haziri thekson se nuk beson që do të rrëzohet Qeveria Hoti. Por, shton se nëse nuk arrihet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë vendi domosdoshmërisht do të shkojë në zgjedhje.

    “E para, duhet me nënvizu që Qeveria e pakicës edhe më tutje mbahet në kuadër së marrëveshjes së partnerëve: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. Përderisa vendi i presidentit dhe mosarritja e një marrëveshje për president, lë hapësirë për vazhdimin e negociatave lidhur me mundësinë e zgjedhjes së presidentit nga ana e partnerëve të koalicionit në koordinim edhe me opozitën. Nëse kjo nuk ndodhë atëherë duhet me gjetë një alternativë tjetër e cila i jep mundësi ose të zgjedhet presidenti ose të ketë zgjedhje të reja parlamentare. Deri atëherë edhe më tutje po vazhdojmë me bisedime lidhur me gjetjen e mundësisë së zgjedhjes së presidentit. Qeveria në anën tjetër është e pacënueshme dhe pa atakume në funksionim të saj si ekzekutiv”, deklaroi Haziri për Gazeta Blic.

    Deklarimet nga zyrtarët e opozitës, se shumë shpejtë do ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, Haziri nuk i merr seriozisht. Thotë se nuk do të mund ta arrijnë një gjë të tillë, për shkak që nuk i posedojnë votat e mjaftueshme.

    “Nuk i kanë votat. Nuk pres që mocioni të arrijë legalisht legjitimitetin për tu inicu, për tu inicu edhe mund por për të rrëzu nuk di a munden me arritë një shumicë të mjaftueshme për me rrëzu Qeverinë Hoti”, thotë Haziri.

    Gjatë ditës, deputetja opozitare, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se kur të vijë mocioni i mosbesimit në Kuvend, shumica do të votojnë pro rrëzimit të Qeverisë, duke shtuar se vetëm disa deputetë të LDK-së, do të votojnë kundër.“Natyrisht se mbetet aktuale kërkesa jonë për mbledhjen e nënshkrimeve për rrëzimin e qeverisë apo mosbesimin e Qeverisë Hoti.

    Por do të rishikohet në javët në vijim ripozicionimi ynë si Grup Parlamentar, në kuptimin e organizimit dhe marrjes së mbështetjes dhe nga deputetë të tjerë të gatshëm për të rrëzuar Qeverinë Hoti. Nuk mund të mohoj, as pohoj në këtë moment dhe këto rrethana. Por besoj që mund të ketë mjaftueshëm deputetë të shumicës shqiptare, por edhe pakicave të tjera për të ftuar seancën fillimisht, e më pastaj për të votuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Hoti.

    Po mendoj se kur arrihet ajo pikë mund të mbeten vetëm disa deputetë të LDK-së që do të mbështetin këtë qeveri, ashtu siç po shihet dallimet po thellohet edhe ndërmjet partnerëve qeverisës, por edhe partitë që e kanë mbështetur”, kishte thënë Kusari-Lila.Për këtë çështje gjatë ditës, Gazeta Blic ka biseduar edhe me nënkryetarin tjetër të LDK-së, Agim Veliu i cili ka deklaruar kurdo që i ka opozita votat t’i dërgojnë në Kuvend dhe pastaj Kuvendi vendosë.

    “Me deklarata të Mimoza Kusarit nuk ia vlenë me u marrë. Nuk më intereson mu ajo punë fare a i ka votat opozita a si ka, kur t’i kanë votat le ti çojnë në Kuvend. Kuvendi vendosë”, tha Veliu.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi Edward Ferguson tha se ambasada e tij punon intensivisht me komunitetet pakicë që jetojnë në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në varrezat e fshatit Jashanicë sot iu dha lamtumira e fundit Albison dhe Rexhep Slivovës, dy të rinjve që u vranë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga VV, Fitore Pacolli, i ka quajtur spekulime kritikat e opozitë se Qeveria po i...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Demokracia në Veprim” në një konferencë për media ka bërë një vlerësim të periudhës së parafushatës, ndërhyrjeve të Qeverisë, shfrytëzimin e burimeve...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën. Ajo...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në media është raportuar sot se punëtorët teknik të Kuvendit të cilët janë në grevë tash e tre muaj janë zëvendësuar me...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu ka akuzuar dy zyrtarë të lartë të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Janë bërë tre muaj që kur punëtoret teknike të Kuvendit kanë hyrë në grevë, të cilat kërkesë kishin rritjen e pagës nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.