Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, ka treguar detaje se çka pritet të diskutohet në tryezën e liderëve të paralajmëruar nga kryetari i tij, Isa Mustafa.
Ai ka thënë se nga ajo tryezë do të diskutohet për postin e Presidentit, dhe nëse nuk pajtohen ata duhet të pajtohen të paktën për datën e zgjedhjeve.
“Nëse tryeza e liderëve nuk pajtohet për një emër për president, të paktën nëse nuk pajtohen do të pajtohen për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Haziri në Kanal 10.